Thaçi bisedë telefonike me Vuçiqin, ja për çfarë folën

Politika

Thaçi bisedë telefonike me Vuçiqin, ja për çfarë folën

Më: 28 janar 2017 Në ora: 12:43
Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka bërë një bisedë telefonike me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq.

Postimi i plotë i Thaçit:

Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

U pajtuam që të punojmë bashkërisht që nëpërmjet dialogut t’i zgjidhim të gjitha çështjet me interes reciprok e që ndërlidhen me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. HTH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat