Thaçi “fshihet”, pas strukturave paralele në veri

Politika

Thaçi “fshihet”, pas strukturave paralele në veri

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 30 janar 2017 Në ora: 17:22
Hashim Thaçi

Në veri të Kosovës vazhdon funksionimi i strukturave paralele serbe apo thënë më qartë, vazhdon mbajtja nën kontroll e asaj zone nga grupet paramilitare serbe.  Këto struktura  janë themeluar dhe mbështetur nga Beogradi zyrtar, që nga periudha e pasluftës. Ndërkaq, çështja e strukturave paralele në veri, por edhe pjesët  në tjera të Kosovës, është adresuar edhe në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Por, marrëveshja për shuarjen e strukturave paralele nuk është zbatuar ende në tërësi. Në këto rrethana Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi del dhe thotë që Serbia po armatos serbët në veri, në një kohë kur që nga periudha e pas luftës e deri më sot, situata atje ka qenë e njëjtë.

Çka do të thotë se Presidenti nuk tha asgjë të re, veçse konfirmoi, se ka dështuar në bisedimet që ai ka nisur, si kryeministër si dhe konfirmoi, se veriu është ende, peng i Serbisë. Serbia i ka armatosur serbët në veri prej vitesh dhe jo së fundmi, por siç duket Thaçi, që të tundë këmbanën e Presidentit, po përdor strukturat paralele. 

E njëjta gjë ka ndodhur dhe me trenin, i cili ishte paralajmëruar kohë më parë dhe veç në momentin e fundit, Presidenti u kujtua, të trumbetonte ndaljen e tij.

Mirëpo Presidenti, i cili ka firmosur pjesën më të madhe të marrëveshjeve me Serbinë dhe që të njëjtat marrëveshje i ka mbajtur në errësirë të plotë, ka lënë mënjanë dhënien e përgjegjëisë për ngritjen e murit, në veri dhe mos shuarjen e strukturave paralele.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat