Sot afati i fundit për murin, Thaçi tregon se a do të rrënohet

Politika

Sot afati i fundit për murin, Thaçi tregon se a do të rrënohet

Më: 31 janar 2017 Në ora: 10:44
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë sot se për murin që është ndërtuar matanë lumit Ibër do të diskutohet vetëm me autoritetet e vendit dhe jo edhe me ato të Beogradit.

Këto komente i pari i vendit i bëri pas  homazhe tek shtatorja e  Zahir Pajazitit me rastin e 20 vjetorit të rënies.

“Si shtet jemi shumë të vetëdijshëm  se sot është dita e fundit e atij afati te nxjerr nga Rezoluta e Kuvendit të  Republikës së Kosovës, e cila duhet të respektohet nga institucionet e vendit me përpikëri. Çështja e murit nuk është çështje që duhet të diskutohet me autoritet e Beogradit, është çështje e brendshme kushtetuese dhe ligjore dhe në autoritetin e plot të institucioneve vendore. Por natyrisht institucionet vendore duhet të përmbyllin edhe procesin e Asociacionit  dhe Demarkacionit sa më shpejt që është e mundur. Në mënyrë që të hapet perspektiva për  liberalizimin e vizave”, tha presidenti Thaçi.

Sa i përket arritjes së ndonjë marrëveshjes të mundshme  mes përfaqësueses së BE-së në Kosovë Natalia  Apostolova, kryetarit të komunës së veriut të Mitrovicës Goran Rakiq  dhe kryeministrit Isa Mustafa, Thaçi  shpreson në një marrëveshje mes autoriteteve.

“Unë nuk mendoj se është arritur ndonjë marrëveshje, jam takuar dje edhe gjatë vikendeve me autoritetet qeverisëse. Mendoj, se është duke u diskutuar, shpresoj në marrëveshje për çdo rrethanë, autoritet vendore kanë të gjitha kompetencat e plota ligjore kushtetuese”, deklaroi Thaçi.

Presidenti i Kosovës nuk e ka konfirmuar se do nesër do të shkojë në Bruksel ku pritet që të vazhdojë dialogu mes palës së Kosovës dhe asaj serbe./KosovaPress/     

***

Thaçi: Për murin nuk bisedojmë me Beogradin

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha sot se çështja e murit nuk do të diskutohet me autoritetet e Beogradit, sepse kjo është çështje e brendshme.

Thaçi këto deklarata i dha para shtatores së Zahir Pajazitit në 20 vjetorin e rënies.

Image
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, para shtatores së Zahir Pajazitit në 20 vjetorin e rënies

Presidenti me këtë rast tha se janë këtu për të nderuar heroin Zahir Pajaziti dhe përpjekjet e tij për lirinë e Kosovës.

Thaçi për murin në veri tha se si shtet jemi shumë të vetëdijshëm, se sot është dita e fundit e atij afati të nxjerr nga Rezoluta e Kuvendit të Kosovës, e cila duhet të respektohet me përpikëri.

Sipas tij çështja e murit nuk do të diskutohet me autoritet e Beogradit është çështje e brendshme kushtetuese dhe ligjore dhe në autoritetin e plotë të institucioneve vendore, por natyrisht institucionet vendore duhet të përmbyllin çështjen e Asociacionit dhe Demarkacionit që të mbyllet procesi i liberalizimit të vizave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat