Marrëveshje sekrete Kosovë-Shqipëri, për mbrojtje ushtarake?

Politika

Marrëveshje sekrete Kosovë-Shqipëri, për mbrojtje ushtarake?

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 31 janar 2017 Në ora: 17:59
Stërvitjet e përbashkëta Kosovë-Shqipëri

Sipas njohësit të çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi, në rast të atakimit ushtarak të Kosovës nga Serbia, politikës së shtetit shqiptar, nuk i mbetet shumë për të formuluar marrëveshje dhe për t’u hedhur në veprim.

Tensionet e fundit të shkaktuara nga provokimet e shumta nga Serbia, duke nisur nga ndërtimi i murit në Mitrovicë, ndalimi i Ramush Haradinajt në Francë dhe provokimi  me trenin “rus”, kanë zgjuar  mendimin e gjerë politik dhe popullor se Kosova duhet të mobilizohet më shumë në rast të ndonjë agresioni a konflikti të mundshëm. Njohës të sigurisë, analistë politik dhe ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë thënë se në një situatë të tillë do të duhej që Kosova të merrte mbështetje ushtarake nga Shqipëria. Sipas tyre, ajo që duhet bërë së pari është nënshkrimi i një marrëveshjeje për mbrojtje ushtarake reciproke në rast lufte a agresioni.

Por, në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, nuk kanë treguar nëse një marrëveshje e tillë është në planet e institucioneve të Kosovës.

Në një përgjigje për gazetën “Bota sot”, thuhet se MFSK dhe FSK, kanë bashkëpunim të mirë me Ministrinë e Mbrojtjes  Shqiptare dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), por nuk është specifikuar ndonjë plan i afërt. 

“Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me MM dhe FARSH të bindur, se bashkëpunimi i deri sotëm ndërmjet MFSK/FSK-së dhe MM/FARSH-it ka qenë mjaft aktiv dhe ka prodhuar rezultate të mira, ashtu siç kanë sjellë rezultate të mira edhe bashkëpunimet bilaterale edhe me 12 shtete tjera, në mesin e tyre partnerë strategjik dhe vende anëtare të NATO-s, si: SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Turqia, pastaj edhe shumë vende tjera të rajonit dhe me gjerë”, thuhet në përgjigjen e MFSK.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkuren  në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat