Haradinaj: Thaçi e Mustafa s’ po e thonë të vërtetën për formimin e Ushtrisë

Politika

Haradinaj: Thaçi e Mustafa s’ po e thonë të vërtetën për formimin e Ushtrisë

Më: 31 janar 2017 Në ora: 21:32
Daut Haradinaj

Deklaratat e presidentit Thaçi e kryeministrit Mustafa se do ta bëjnë ushtrinë nuk janë të vërteta dhe nuk qëndrojnë.

Këtë e thotë Daut Haradinaj nga Komisioni për Siguri nga AAK. 
Ai në Rubikon tha se e vërteta e vetme është se do të ketë debat në Kuvend.

"E vërteta është që të ketë një debat në parlament dhe do të vijmë në përfundim se a do ta bëjmë ushtrinë", ka thënë ai.

Unë nuk besoj se dikush nuk ka vullnet të bëhet ushtria, thotë Anton Quni.

Krahas tij, Daut Haradinaj tha se nuk beson në diçka të tillë.

Ai tha se dikush që lejon trenin e ndërtimin e murit, nuk mund të ketë vullnet për krijimin e ushtrisë.

"Asnjë fije vullneti nuk kanë", përfundoi Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat