Zyrtare: Në Bruksel shkojnë edhe Presidentët Thaçi e Nikolic

Politika

Zyrtare: Në Bruksel shkojnë edhe Presidentët Thaçi e Nikolic

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 16:27
Presidentët Thaçi e Nikolic dhe Kryeministri, Isa Mustafa

Fillimisht Brukseli në një njoftim për media ka bërë me dije se ka ftuar vetëm kryeministrat Mustafa dhe Vucic për të vazhduar bisedimet. Por sonte atje, sipas Maja Kocijancic, do të shkojnë edhe Presidentët Thaci dhe Nikolic për të vazhduar dialogun e nisur javën që shkoi.

Presidenti Hashim Thaçi bashkë me Kryeministrin Isa Mustafa, me homologët e tyre serbë Tomislav Nikoliçin presidentin e Serbisë dhe kryeministrin Aleksandar Vuçiq, do të takohen në Bruksel në ora 21:00.

Takimi bilateral, do të ndërmjetësohet nga Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Siguri dhe Politikë të Jashtme.

Kujtojmë se dialogu Prishtinë-Beograd që zhvillohet në Bruksel si dhe për herë të parë u mbajt edhe në nivel presidentësh. Nga delegacioni i Kosovës heren e parë mori pjesë presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, kurse nga ai serb, kryeministri Aleksandar Vuçic dhe presidenti Tomislav Nikolic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat