Shala: Deklaratat e Thaçit për luftë shqetësuan qytetarët

Politika

Shala: Deklaratat e Thaçit për luftë shqetësuan qytetarët

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 00:28
Haxhi Shala

Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, ka shprehur bindjen se kur deklaratat për luftë, për aneksim të një pjese të vendit, e të tjera si këto vijnë nga i pari i vendit, janë vërtetë shqetësuese për qytetarët.

“Kur deklaron presidenti i një vendi një gjë të tillë atëherë kjo do të nënkuptonte se ai ka informata për një gjë të tillë. Thaçi duhet të tregojë se nga i ka ato informata”, ka thënë Shala në “Interaktiv”.

Ai ka shprehur bindjen se as Kosova e as Serbia nuk janë shtete që e duan konfliktin. 

“Edhe Serbia po i vuan pasojat. E ne mund të krenohemi vetëm me liri, por kemi pasur humbje të mëdha. Por a ka rrezik? Ka rrezik. Nëse vazhdon kështu një dialog i ngathtë me Serbinë është rrezik”, ka thënë Shala.

Në anën tjetër ka thënë forcat e NATO-s dhe bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë janë garanci e mirë që nuk do të ketë një eskalim të situatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat