Lista Serbe: Vuçiq parandaloi invadimin e shqiptarëve në veri të Kosovës

Politika

Lista Serbe: Vuçiq parandaloi invadimin e shqiptarëve në veri të Kosovës

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 19:57
Aleksandar Vuçiq

Lista Serbe, si organizata më e madhe politike e serbëve në Kosovë, meritat për “murin” dhe “ndalimin e invadimit shqiptar në veri”, ia ka dhënë kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Jemi krenar në maturinë dhe qëndrueshmërinë e treguar nga kryeministri Aleksandar Vuçiq, ku me kontributin e tij ka ardhur deri të qetësimi i situatës në krahinë dhe është shmangur skenari sipas të cilit do të duhet të merrej si pretekst për invadimin shqiptar në komunat në veri të Ibrit”, thekson Lista Serbe.

Sipas tyre, ata besojnë se marrëveshja e cila është miratuar një zëri nga shumica e serbëve në Kosovës, ka shmangur ankthin dhe shqetësimin, për të cilin, thotë kjo partia, luftënxitësit nga Terezia (Beogradi/Serbia) sot vuajnë për shkak të moseskalimit të situatës dhe kritikojnë negociatorët serbë që arritën zgjidhje paqësore. Pjesë e marrëveshje mbrëmë në Qeverinë e Kosovës për rrëzimin e murit kanë qenë edhe krerët e kësaj liste, Sllavko Simiq, kryetar, dhe të tjerët si Dalibor Jevtiq dhe Branimir Stojanoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat