Kush urdhëroi akuzimin e tre të vdekurve, për vrasjen e Haki Imerit?

Politika

Kush urdhëroi akuzimin e tre të vdekurve, për vrasjen e Haki Imerit?

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 6 shkurt 2017 Në ora: 17:38
Imer Imeri

“Këto deklarata të pamatura, joserioze  të Imer Imerit, edhe nëse shpëtojnë nga sistemi i drejtësisë së Republikës së Kosovës, nuk mundë t’i shpëtojnë Gjykatës Speciale, që deklaratat e tij publike janë të ruajtura në sirtarët kësaj gjykate. Lojërat e tilla të z.Imerit nën dirigjimin  e kupolës së krimit, z. Thaçi do ta fusin në siklet para bankave të dëshmitarëve në Gjykatën Speciale z.Imerin”, është shprehur ai.

Pasi u “bind” se Presidenti i vendit Hashim Thaçi nuk është në dijeni për vrasjen e vëllait të tij, Imer Imeri, përmendi edhe emrat e tre personave të cilët sipas tij, janë vrasësit e vëllait të tij, Haki Imerit. “Vrasësit e vëllait tim janë Naim Kadriu, Agron Sylejmani dhe Avni Feta, llapjanë. Jam i bindur që këta të tre janë vrasësit. Policia e UNMIK-ut, m’i kanë pru me emër e mbiemër e po ashtu edhe policia jonë”, ka thënë ai së fundmi.  

Mirëpo që të tre këta persona të cilët i ka përmendur Imer Imeri rezultojnë të mos jenë të gjallë.   Agron Sylejmani, ishte vrarë në vitin 2004 nga Policia e Kosovës, në një shkëmbim me armë zjarri me policinë, me ç`rast kishte mbetur i vrarë edhe një policë të Kosovës dhe një policë të UNMIK-ut.  Po ashtu, Avni Feta e Naim Kadriu kanë vdekur menjëherë pasluftës, ndërsa burime të gazetës “Bota sot”, thonë se njëri është vrarë dhe nuk i dihet varri ndërsa tjetri ka vdekur në një aksident të kurdisur.   

Lidhur me deklaratën e Imer Imerit, se tre të lartpërmendurit kanë qenë të paguar për t`a vrarë vëllain e tij, Haki Imerin, kanë reaguar Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, dega e Zollit të Besianës, prej nga vinin edhe këta të tre.  Për këto organizata është e pakuptueshme se si z. Imer Imeri, 17 vite pas ngjarjes dhe po ashtu në kohën kur të tre këta tre janë të vdekur, të hedhë topi pikërisht te ata.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat