“Hashim Thaçi në Speciale, Sabit Geci ka vrarë Haki Imerin”

Politika

“Hashim Thaçi në Speciale, Sabit Geci ka vrarë Haki Imerin”

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 7 shkurt 2017 Në ora: 17:39
Imer Imeri

“Do të hetohen krejt dosjet që janë të përgatitura prej EULEX –it, UMNIK –ut. të gjitha dosjet janë të përgatura për këtë gjykatë (Speciale). Ata nuk kanë shumë punë, më veç, kur të fillojnë gjykimet. Si nuk ka për të pasur ndryshime në skenën politike, kur politikanët si Hashim Thaçi në krye me të, do të shkojnë kismet”, ka thënë Imeri, në një bisedë të cilën redaksia e posedion në audio.

Gjykata Speciale, pritet që jo vetëm të pastrojë skenën politike të Kosovës, por të zbardhë edhe pazaret që janë bërë  dhe po bëhen për t’u heshtur vrasjet e pas luftës, të cilat kryesisht kanë patur karakter politik. Në kurthin e pazareve po dyshohet se ka rënë edhe Imer Imeri, i cili në ngulfatje e sipër merr guximin dhe akuzon e shenjëstron gazetën “Bota sot”, për deklaratat që ai ka bërë më herët, për gazetarët e kësaj gazete.  

Gazeta “Bota sot”, disponon bisedat që ka realizuar me Imer Imer, në formën e audios si edhe në formën elektronike. Në këtë mënyrë, poi a përkthejmë Imer Imerit, fjalën “matrapaz”, nëpërmjet provave që kanë objekt, deklaratat e tij. Risjellim në vëmendjen, kohën kur Imeri Imeri akuzonte Hashim Thaçin, kohën kur akuzonte Nismën për Kosovën, si e prodhuar nga SHIK –u, kohën kur akuzonte Vetvendosjen për si forcë ekstremiste. Ende nuk dihet nëse Imer Imeri ka ndryshuar qëndrim edhe për Nismën e VV –në, ashtu si për  Hashim Thaçin.

Një vit më parë, një deklaratë dhënë për gazetën “Bota sot”, gazetares Mimozë Lakna, Imer Imeri ka deklaruar se se në Gjykatën Speciale, do të shkojë edhe Hashim Thaçi. “Do të hetohen krejt dosjet që janë të përgatitura prej EULEX –it, UMNIK –ut. të gjitha dosjet janë të përgatura për këtë gjykatë (Speciale). Ata nuk kanë shumë punë, më veç, kur të fillojnë gjykimet. Si nuk ka për të pasur ndryshime në skenën politike, kur politikanët si Hashim Thaçi në krye me të, do të shkojnë kismet”, ka thënë Imeri, në një bisedë të cilën redaksia e posedion në audio.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkuren në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat