“Fshehtësia”, pse u “shkarkua” nga Thaçi, drejtori i AKI-së?!

Politika

“Fshehtësia”, pse u “shkarkua” nga Thaçi, drejtori i AKI-së?!

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 8 shkurt 2017 Në ora: 13:05
Agron Selimaj

“Në fakt, Drejtori i AKI-së, nuk ka dhënë dorëheqje të vullnetshme. Ndoshta formalisht ai ka dhënë dorëheqje por praktikisht ai është shkarkuar nga Thaçi. Shkarkimi i tij ka pasuar në një situatë shumë delikate dhe të ndërlikuar për Kosovën në fushën e sigurisë”, ka thënë Selimi. 

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin e vendit, Isa Mustafa kanë emëruar drejtorin e ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

“Duke u bazuar në Nenin 84 (21) dhe Nenin 94 (8) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe Nenin 5 (3 dhe 5) të Ligjit nr. 03/L-063 për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, presidenti Thaçi dhe kryeministri Mustafa, morën vendim për emërimin e Driton Gashit, Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë”, thuhet në komunikatën për media.

Driton Gashi në këtë pozitë do ta zëvendësoj të shkarkuarin, Agron Selimaj, i cili dha dorëheqje nga kjo pozitë.

Dorëheqja e tij, u tha se  vjen pasi që është raportuar për një sërë shkeljesh të nxjerra nga një raport i auditimit të brendshëm në AKI, por ekspertët e vlerësoijnë ndryshe, veprimin e tij.  

Sipas tyre, kjo nuk është dorëheqje, por është shkarkim dhe arsyen e vërtetë, sipas të njëjtëve,  e dinë udhëheqësit e vendit. Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë, se dorëheqja e drejtorit të AKI-së Selimaj ,nuk ishte e vullnetshme dhe se shkarkimi ka qenë i ndërlikuar për vendin.  

“Në fakt, Drejtori i AKI-së, nuk ka dhënë dorëheqje të vullnetshme. Ndoshta formalisht ai ka dhënë dorëheqje por praktikisht ai është shkarkuar nga Thaçi. Shkarkimi i tij ka pasuar në një situatë shumë delikate dhe të ndërlikuar për Kosovën në fushën e sigurisë”, ka thënë Selimi.  

Gjithashtu, Selimi ka ndërlidhur edhe shkarkimin e më hershëm të drejtorit të AKI-së dhe ka thënë se këto shkarkime i ka bërë ish Kryeministri dhe Presidenti i tanishëm Hashim Thaçi.  

“Ndoshta jo rastësisht, në kohën e ndërhyrjes në veri ne 2011-tën, në pikat kufitare në Veri u shkarkua Drejtori i atëhershëm i Përgjithshëm i Policisë e po ashtu në kohën e ndërhyrjes për trenin në 2017-tën u shkarkua Drejtori i AKI-së. Të dyja këto shkarkime kanë ardhur si presion i të njëjtit person, atëherë Kryeministër e tash President.

Të largohen  ish shërbetorët e regjimit nga postet

Ndërsa, analisti i sigurisë,  Muhamet Kelmendi e  ka vënë në dyshim, faktin se Selimaj,  mund të jetë larguar  për shkak të deklaratës së tij, se Kosova është një vend i sigurt.   

“Nuk mendoj se është ndonjë institucion i Kosovës i sigurtë nga forcat e vendit tonë.  Ne kemi një shoqëri që vjen nga një sistem, i cili ka qenë shumë i rrezikshëm dhe ka arritur,  që në gjirin e sistemit, qoftë gjoja si komunistë, qoftë nga struktura e shërbimit të sigurimit të shtetit, qoftë nga puna. Kështu janë  futur në shërbim shumë qytetarë të Kosovës, që tash janë instaluar në të gjitha poret e shtetit”, ka thënë Kelmendi.  

Gjithashtu, ai ka thënë, se nuk kemi vend për ish shërbëtoret e regjimit që nuk janë aktualisht në vendet vendimmarrëse. 

 “Te, lëndët kemi ngecje, korrupsion dhe krim të organizuar. Merreni gjyqësorin, apo ministritë, kuvendet komunale a Kuvendin e Kosovës, bordet, Prokurorinë dhe Policinë,  pa folur për ekonominë e vendit, që nuk janë në duar të ish-shërbëtorëve të regjimit”, ka shtuar Kelmendi. Sipas të njëjtit, vendi është në prag të kolapsit nga forcat e tilla dhe të tjera, që gjoja dolën nga lufta dhe tash e shkatërruan shtetin.

Kosova e mbushur me agjentë të huaj

Ndërsa, eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava ka thënë, se çdo ditë i dëgjojmë fjalët më të forta nga udhëheqësit e Kosovës, edhe pse nuk e ka ushtrinë e saj ende, e lëvdojnë Kosovën dhe sigurinë e saj e sidomos policinë si më të aftën në rajon.  

“Dihet, se Kosova është e stërmbushur nga agjentë të shërbimeve të huaja. Nësr mendojmë të kundërtën mos pyet për ne. Çdo ditë i dëgjojmë fjalët më të forta nga udhëheqësit e Kosovës, edhe pse nuk e ka ushtrinë e saj ende, e lëvdojnë Kosovën dhe sigurinë e saj, sidomos policinë si më të aftën në rajon”, ka thënë Ternava.  

Po ashtu, ai ka thënë, se po shihen dështimet e njëpasnjëshme më vend që të japin dorëheqje për premtimet e pa realizuara.   Ndërsa, për largimin e  ish drejtorit e AKI-së, ai  ka thënë, se Kosova asnjëherë s`do të jetë e sigurtë.  “Kosova në bazë të konfiguracionit territorial me fqinjët e saj, asnjëherë s`do të jetë e sigurtë  dhe gjithnjë duhet të jetë në të ardhmen vigjilente në sigurinë e saj”, ka thënë Tërnava.  

Sipas të njëjtit, arsyjeja e largimit të Selimajt po mbahet e fshehtë. “Mendoj se në ndërrimin e tij ka diçka tjetër që veç të mëdhenjtë e këtij shteti e dinë e që po mbahet sekret. Qytetarët sa i përket këtij ndërrimi janë skeptik dhe të hutuar”, ka përfunduar Tërnava.

Gazeta “Bota sot”, ka kontaktuar edhe me institucionin e AKI –së, në lidhje me dyshimet që janë ngritur pas largimit të Drejtorit të kësaj Agjencie, Agron Selimaj, mirëpo nuk kemi marrë njuë përgjigje prej tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat