Si do t’i shpëtojnë “kokat e krimit”, Gjykatës Speciale?

Politika

Si do t’i shpëtojnë “kokat e krimit”, Gjykatës Speciale?

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 8 shkurt 2017 Në ora: 17:21
Objekti i Gjykatës Speciale

Drejtësinë në Kosovë, mund ta vërë në binarë, vetëm Gjykata Speciale. Emërimi i gjyqtarëve që kanë punuar në Kosovë dhe i njohin rrethanat politike dhe jo vetëm të Kosovës, është një shpresë për qytetarët e këtij vendi si dhe për zbardhjen e shumë ngjarjeve të pasluftës, që deri më sot kanë mbetur pa epilog. 

Dihet se më herët janë përmendur shumë precendentë që “kokat e krimit”, kanë amnistuar veten duke qenë bashkëpunëtorë me institucionet ndërkombëtare të drejtësisë, duke eliminuar shokët dhe bashkëpunëtorët e ngushtë për të amnistuar veten. Por me Gjykatën Speciale, duket se nuk do të kenë shteg për të amnistuar vetveten. 

Në fakt, sipas shkrimeve të mëhershme të  mediave të huaja, Gjykata Speciale ka qenë  e paralajmëruar shumë kohë më parë, se të diskutohej në Kuvendin e Kosovës,  madje kanë qenë të etiketuar dhe personat që do të hetohen prej saj.

Për  Presidentin Hashim Thaçi, është shkruar se do të jetë  i pari,  që do të udhëtojë për në Gjykatën Speciale të Hagës.  Sepse , veç akuzave të tjera, edhe  sipas gazetës “The Nju York  Times” të datës 25 qershor 1999, Hashim Thaçi së bashku me Xhavit Halitin dhe me Azem Sylën akuzohen për vrasjen e kundërshtarëve të tyre politikë dhe ushtarakë siç ishin Kolonel Ilir Konushevci dhe Kolonel Ahmet Krasniqi.  

Pas pastrimit të skenës politike, pritet që Kosovës t’i hapet drita jeshile për liberalizimin e vizave. Ndërkaq, të martën u emëruan 19 gjyqtarë te Gjykatës Speciale dhe të paktën, dy prej tyre kanë punuar me misionin e EULEX –it, në Kosovë, madje në rastet ku janë lakuar edhe emra politikanësh.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat