Zyra e Kryeministrit: Nuk kemi informatë zyrtare për arrestimin e Drejtorit për Buxhet

Politika

Zyra e Kryeministrit: Nuk kemi informatë zyrtare për arrestimin e Drejtorit për Buxhet

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 16:37
Zyra e Kryeministrit

Zyra e Kryeministrit të Kosovës nëpërmjet një komunikate për media njofton se deri më tani nuk ka informatë zyrtare nga institucionet përkatëse lidhur me raportimin se është arrestuar drejtori i Zyrës për Buxhet dhe Financa në Zyrën e Kryeministrit.

“Duke u bazuar në Rregulloren nr: 04/2016 për Bashkëpunim Institucional të Këshillit Prokurorial të Kosovës, prokurori i shtetit duhet të njoftojë autoritetet përkatëse publike, kur një shërbyes civil akuzohet, ose procedimi penal ka filluar ndaj tij/saj”, thuhet në komunikatë.

Tutje në këtë komunikatë të Zyrës së Kryeministrit në  rast të njoftimit zyrtar nga organi kompetent për fillimin e procedurës penale ndaj një shërbyesi civil, Zyra e Kryeministrit do t’i ndërmerr të gjitha masat ligjore konform nenit 69 të Ligjit nr. 03/l-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat