Ish komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, bëhet pjesë e PDK-së

Politika

Ish komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, bëhet pjesë e PDK-së

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 21:56
Selimi, Kastrati

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati të hënën do të zyrtarizojë kalimin e tij në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Kastrati gjatë ditës së sotme kishte pohuar për KP se do t’i bashkohet skenës politike, por pa dashur të bëjë të ditur se cila do të jetë partia që do të aderojë.

Ndryshe, me 22 nëntor të vitit 2011 me vendim të presidentit të Republikës së Kosovës, Kastrati ishte emëruar si komandant i FSK-së. Pas një viti, ai është graduar (avancuar) me gradën e gjeneral-lejtnant.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat