Kelmendi tregon mënyrën se si do të lirohej më shpejt Haradinaj

Politika

Kelmendi tregon mënyrën se si do të lirohej më shpejt Haradinaj

Nga: A.Zh Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 23:39
Muhamet Kelmendi

Analisti politik Muhamet Kelmendi, ka thënë se çështja e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, nuk ka të bëjë fare me anën juridike.

Në shkrimin e tij në Facebook, Kelmendi ka thënë se kjo është çështje politike, shkruan Bota sot.

Ai ka edhe se si duhet t’i të veprojë Kosova në këtë rast, për lirimin sa më të shpejtë të Haradinajt, vendimi për të cilin pritet të merret më 2 mars.

Më poshtë postimi i plotë i Kelmendit:

Ceshtja e Ramush Haradinaj!

Kjo ceshtje nuk ka fare te beje me anen juridike. Pergjegjesia penale e ka marre pergjigjen nga Gjykata per Krime te Luftes ne ish-Jugosllavi ne Den Hag te Holandes. Nga ajo gjykate eshte shpallur i pafajshem Ramush Haradinaj nga te gjitha akuzat per krime te luftes.

Ceshtja e z. Haradinaj eshte ceshtje politike. Asaj duhet qe Kosova te i pergjigjet politikisht.
Dhe kjo merre zgjidhje kur qeveria e Kosoves merre vendim:

1. E ftone ambasadorin e Frances ne Prishtine dhe e lajmeron per pasojat e veprimeve te tilla ne France;

2. Kerkon nderprerjen e veprimeve te tilla per ekstradim ne Serbi nga Gjykates se Calmarit ne France dhe

3. Tregone qarte se Kosova ne ceshtjen e Ramush Haradinaj shkon deri te nderprerja e
marredhenieve me Francen.

Keto masa duhet te percillet me demonstrata dhe me protesta brenda dhe jashte vendit, kudo ne bote.

Rruge tjetër nuk njehe Parisi ne aktualitet te raporteve te krijuara me qeverine serbomadhe te Beogradit. 
Vetem me masa te tilla zgjidhet ceshtjea e R. Haradinaj/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat