Kosova thellohet në borxhe

Politika

Kosova thellohet në borxhe

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 20:37
Ilustrim

Mbi 852 milionë euro është borxhi i përgjithshëm i Qeverisë së Kosovës, sipas drejtorit të thesarit në ministrinë e Financave, Fatmir Plakiqi.

"Kosova kryesisht borxhin më të madhe e ka të trashëguar, ai borxh i përket më së shumti Bankës Botërore. Disa borxhe janë nga FMN dhe nga KFA”, ka thënë Plakiqi.

Por eksperti i ekonomisë, Musa Limani, thotë se Kosova ka borxh mbi 2 miliardë euro dhe kjo po e dëmton rëndë ekonominë e vendit.

“Duke u bazuar nga të dhënave të  BQK, del se borxhi i Kosovës është mbi 2 miliardë euro. Kjo është duke e dëmtuar edhe ekonominë e vendit. Ky borxh është një barrë e madhe për Kosovën", ka thënë  Limani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat