Gecaj për opozitën pas artikullit të WSJ-së: “Na qiten faqen e zezë”

Politika

Gecaj për opozitën pas artikullit të WSJ-së: “Na qiten faqen e zezë”

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 13:42
Bajram Gecaj

Gazeta amerikane The Wall Street Journal ka publikuar një artikull me titullin “Rrahjet më të mëdha politike të botës” dhe pjesë e videos së artikullit janë edhe seancat me gaz të Parlamentit të Kosovës.

Wall Street Journal shkruan se senati i Shteteve të Bashkuar të Amerikës nuk është më vend i rrahjeve me grushte, por një gjë e tillë ndodh ende nëpër shumë vende të botës.

Ky artikull i kësaj gazete për Bajram Gecajn, zëvendësministër dhe këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, është shumë i dëmshëm për reputacionin e Kosovës dhe ai ka shkruar në Facebook se opozita me këto veprime ia ka qitur “faqen e zezë” Kosovës.

“Na qitën faqen e zezë dhe na ‘lanë në derë’ edhe për të ardhmen”, ka shkruar Gecaj në llogarinë e tij në Facebook.

Pos pamjeve të parlamentit të Kosovës në video ka pamje nga shtëpi legjislative të vendeve të ndryshme si në; Japoni, Turqi, Ukrainë e Afrikë të Jugut.

Lexo edhe këtë

Gazi në Parlamentin e Kosovës në mesin e incidenteve më të mëdha politike në botë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat