Ja pse është e nevojshme që të hetohet SHIK-u

Politika

Ja pse është e nevojshme që të hetohet SHIK-u

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 12 shkurt 2017 Në ora: 16:44
Ilustrim

Publicisti Rexhep Shahu, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se nevoja për të hetuar ish-Shërbimin Informativ të Kosovës, është e madhe.

Sipas Shahut, arroganca, injoranca, dhuna, prepotenca dhe fshehtësia e frikshme e veprimeve të SHIK, si organizate e një partie dhe jo si një organizatë e shtetit, e bëjnë më shumë se të domosdoshme hetimin e gjykimin e saj.

Image
Publicisti Rexhep Shahu

“Nëse ka ndonjë gjë që ulërit e pisket është bash nevoja që të hetohet e të gjykohet veprimtaria e SHIK-ut.  Ani, le të dalë organizate e pastër, por mjafton të qetësoj shpirtrat e qytetarëve të cilët nuk janë të qetë dhe kanë dyshime të arsyeshme rreth SHIK. Arroganca, injoranca, dhuna e propotenca, fshehtësia e frikshme e veprimeve të SHIK, partizanllëku i SHIK-ut si organizate e një partie dhe jo si një oprganizatë e shtetit, e bëjnë më shumë se të domosdoshme hetimin e gjykimin e SHIK”, ka thënë Rexhep Shahu për gazetën “Bota sot”.

Shahu ka numëruar disa nga arsyet se përse sipas tij, është e nevojshme që të hetohet kjo organizatë.

“Akuzat se SHIK ka shërbyer si dorë e zgjatur e SHIK të Shqipërisë dhe UDB jugosllave, për arsye të dhjetëra koincidencave dhe të aktivizimit hapur pas lufte të SHIK të Shqipërisë deri në punësim punonjësish të Shqipërisë, deri në vartësi të frikshme nga eksponentë të UDB-së e bëjnë me shumë se të domosdoshme hetimin e gjykimin e SHIK të Kosovës dhe ani, le të dalë i pastër. Por qytetaret duan të qetësohen dhe të fashiten dyshimet e arsyeshme. Vrasjet e ndryshme në Kosovë, misterioze, mafioze sa do t`i kishte zili cdo organizate mafioze, e bëjnë ulëriste nevojën për hetim e gjykim të SHIK për tejkalim, teprim, keqpërdorim të tij”, ka thënë Shahu për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat