Klanet e politikës, “lajnë hesapet”, me Prokurorinë

Politika

Klanet e politikës, “lajnë hesapet”, me Prokurorinë

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 12 shkurt 2017 Në ora: 17:04
Ilustrim

Pavarësisht deklarimeve që vijnë  nga qarqet politike, apo edhe nga kupola e Gjyqësorit dhe Prokurorisë, është fakt se drejtësia prodhohet nga politika. Varësia ndaj politikës, ka bërë  që të amnistohet krimi i organizuar dhe korrupsioni në nivel të lartë dhe për më tepër  cilido prej  politikanëve i preken apo i cënohen interesat propozon ndryshime në ligjin për Gjykatat dhe Prokurorinë si dhe për Kodin Penal.

Aq thellë i ka “futur duart” politika në gjykata dhe prokurori, saqë krerët gjyqësorë dhe prokurorialë zgjidhen prej tyre.  Në konferencën vjetore të Prokurorëve, Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, në mënyrë indirekte,  ka lëshuar alarmin për ndërhyrjen e politikës në Drejtësi. 

Në konferencën , ku ishte i pranishëm edhe Presidenti Hashim Thaçi, Kryeprokurori Lumezi ka lënë të kuptohet se klanet e politikës, jo vetëm që janë brenda organeve të Drejtësisë, por kanë firmosur edhe për zgjedhjen e disa Kryeprokurorëve të Prokurorivë Themelore. Sipas të njëjtit zgjedhja e disa kryeprokurorëve nuk ka mbështetjen e prokurorëve. Pyetja shtrohet përse, nuk i duan prokurorët shefat që u njanë zgjedhur?

“Zgjedhja e kryeprokurorëve në prokuroritë themelore nuk ka hasur në mbështetjen e të gjithëve brenda sistemit prokurorial. Këtë as që e kam pritur sepse jemi shoqëri e cila vështirë mësohet me ndryshime”, ka deklaruar Kryeprokurori i Shtetit. Dihet se nuk janë të pakta rastet që ndodhen në sirtarët e Prokurorisë, me objekt hetimi, zyrtarët e lartë. Rikujtojmë, të paktën njërin rast që ka të bëjë me aferën e përgjimeve, ku janë të përfshirë një sërë zyrtarësh nga Partia Demokratike e Kosovës. Pavarësisht se çfarë ka ndodhur, Lumezi u ka kërkuar prokurorëve që të respektojnë ligjin dhe të bllokojnë ndërhyrjet politike.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat