Komisioni i rehabilitimit

Politika

Komisioni i rehabilitimit

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 13 shkurt 2017 Në ora: 18:07
Mbledhja e Komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtim

Krimet e Serbisë në Kosovë, janë të faktuara, me qindra e qindra të pagjetur, e qindra e qindra të vrarë, të masakruar e të dhunuar. Mirëpo, ende nuk ka akuza nga Kosova kundrejt Serbisë për krime lufte.

Ende kriminelët serbë lëvizin të lirë, ndërsa ata që luftuan për të mbrojtur vendin  e tyre, persekutohen dhe arrestohen. I tillë është edhe rasti i liderit të AAK –së, Ramush Haradinaj. Ironike, është se drejtuesit e shtetit të Kosovës, kërkojnë llogari nga institucionet, ndërkohë që janë vetë në krye të institucioneve.

Në  takimin e parë konsultativ për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtim, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka bërë thirrje që Institucionet e Kosovës të mos heshtin dhe të argumentojnë e zyrtarizojnë krimet e luftës, pasi sipas Veselit, historia e treguar pa dëshmi nuk i reziston kohës dhe as nuk i shërben vendosjes së drejtësisë.

 “Janë mijëra viktima të pafajshme, ndërsa drejtësia për to ende nuk është vendosur.  Janë me dhjetëra masakra, të kryera gjatë luftës, për të cilat askush nuk është dënuar. Fatkeqësisht as moralisht nga shteti serb. Ky shtet vazhdon të heshtë për këto masakra, pa hequr dorë nga propaganda e vjetër zyrtare që mohonte krimet e kryera në Kosovë nga ushtria dhe policia e Millosheviqit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat