Lufti Haziri “tregti” me Kosovën?

Politika

Lufti Haziri “tregti” me Kosovën?

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 14 shkurt 2017 Në ora: 18:48
Kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri

“Kush, kujt ia ka lënë ndokush Kosovën në tapi, kush guxon të japë e të marr pjesë të saj, kush e ka nxjerrë Kosovën në Pazar?  Duket se është moda e ditës për me qenë në qendër të vëmendjes dhe bëjnë pazar fjalësh me Kosovën. Ata që e shesin apo blejnë ndonjë copë Kosovë, duhet ta dinë se nuk i pyet askush dhe janë të fundit të katundit. Atyre nuk ua blen as nuk ua merr dot Serbia asnjë pëllëmbë tokë Kosove, se nuk u beson Serbia. Ata që nuk kanë dhënë gjë për Kosovën, ata që nuk e ndjejnë të tyren me fjalë munden të shkëmbejnë copa Kosove, por populli i zoti i Kosovës dhe ata që dolën lirinë e pavaresine e saj, ata nuk e kanë ndërmend me plotësuar qejfet e tekat e Qoses me shokë”, ka thënë Rexhep  Shahu për “Bota sot”. 

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ditë më parë ka përsëritur idenë për shkëmbim territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.  Në këtë kuadër, Haziri ka deklaruar se Kosova me Serbinë kanë problem territorial të pazgjidhur, ndërsa ka shtuar si ide bashkimin e Luginës së Preshevës apo Kosovës Lindore me Kosovën dhe si parim të merret kriteri demografik.   “Ideja e shkëmbimit të territoreve vetëm po replikohet. Ne me Serbinë kemi problem territorial dhe pa u zgjidhur kjo gjë, nuk mund të ketë paqe dhe qetësi. Duhet që të kthehen kufijtë në bazë të kriterit demografik, sepse në vitet e 50-ta Serbia mbi këtë parim ka bërë riorganizim territorial. Pse shqiptarët e Luginë së Preshevës të mos bashkohen me shtetin e tyre, sepse edhe atëherë i kanë takuar Kosovës”, ka thënë Haziri në një deklarim publik, duke iu bashkangjitur kështu idesë së Rexhep Qoses.  Mirëpo, deklarata e Hazirit, po kundërshtohet ashpër e madje po quhet edhe si ide shumë e rrezikshme për vendin.  Kryekomunari  i Gjilanit nuk është përgjigjur për gazetën lidhur për idenë e shkëmbimit të territoreve dhe kritikat që u bënë në adresë të tij për shkak të kësaj deklarate.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat