Hoxhaj solidarizohet me thirrjet e shoqërisë civile për ta votuar demarkacionin

Politika

Hoxhaj solidarizohet me thirrjet e shoqërisë civile për ta votuar demarkacionin

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 21:35
Enver Hoxhaj

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj është solidarizuar me artistët dhe aktivistët të cilëve u janë refuzuar vizat për të hyrë në njërin nga shtetet e zonës schengen.

Në një konferencë për media me ministrin e Jashtëm të Norvegjisë, i pyetur të komentoj, Hoxhaj i ka bërë thirrje shoqërisë civile që ta ngrisin zërin dhe të bëjnë presion duke kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që ta bëjë sa më parë miratimin e demarkacionit me Malin e Zi, gjë që, Hoxhaj tha, do t'i hapë rrugën lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës në zonën Schengen.

Hoxhaj ka thënë se është e pakuptimtë dhe e padrejtë që artistëve, shoqërisë civile dhe qytetarëve t'u refuzohen vizat dhe të mos kenë mundësi të udhëtojnë.

Hoxhaj bëri të ditur edhe njëherë qëndrimin e tij për demarkacionin. Ai tha se Kosova nuk humbet asnjë centimeter territor me këtë marrëveshje, ndërsa theksoi se nuk ka asnjë arsye për ta mbështetur një marrëveshje që do t'i dhuronte territor Malit të Zi.

"Unë solidarizohem me artistët dhe aktivistët e shoqërisë civile të cilëve u janë refuzuar vizat. Mirëpo, unë e kam thënë qëndrimin tim që nga fillimi se demarkacioni duhet të votohet sepse Kosova nuk humbet asnjë centimetër territor me këtë marrëveshje, dhe u bëj thirrje edhe artistëve, edhe shoqërisë civile dhe mediave që ta rrisin presionin dhe të kërkojnë nga Kuvendi ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin dhe t'i hapin rrugë liberalizimit të vizave. Është e pakuptimtë të dëgjojmë ende se si aktivistëve të shoqërisë u refuzohen vizat dhe s'mund të udhëtojnë dhe unë nuk kam asnjë arsye ta mbështes një marrëveshje e cila do t'i dhuronte territor Malit të Zi", ka thënë Hoxhaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat