Qeveria miraton vendimin për finalizimin e marrëveshjes për lëvizje të lirë

Politika

Qeveria miraton vendimin për finalizimin e marrëveshjes për lëvizje të lirë

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 14:54
Isa Mustafa

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj miratoi propozim vendimin për miratimin e aranzhimeve lidhur me finalizimin e marrëveshjes për lëvizje të lirë të vitit 2011 të arritur me 14 shtator 2016 me ndërmjetësimin e Bashkimit evropian.

Ministrja për Dialog Edita Tahiri, e ka vlerësuar të rëndësishme këtë marrëveshje, duke thënë se përmes saj vendoset reciprociteti në tabelat e automjeteve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Tahiri bëri të ditur se largimi i tabelave ilegale të aplikuara njëanshëm nga pala serbe, do të  bëhet me një kohëzgjatje prej 12 muajve.

Image

Tahiri: Me këtë marrëveshje arrihet reciprociteti për tabelat

 "Rëndësia e kësaj marrëveshje është se përmes saj vendoset reciprociteti në tabelat e automjeteve mes dy shteteve Kosovës dhe Serbisë. Njëherësh largohen nga përdorimi tabelat prova që pala serbe njëanshëm i kishte aplikuar ndaj tabelave RKS të Kosovës. Marrëveshja ndjek modelin Maqedoni -Greqi të aplikimit të letër ngjitësve në rrethana të mosnjohjes mes shteteve. kjo marrëveshje mundëson largimin e tabelave ilegale që qarkullojnë aty këtu në Kosovë duke zbatuar masa stimuluese të zgjatjes së validitetit të tabelave KS edhe për 5 vite. largimi i tabelave ilegale do të zgjasë 12 muaj prej fillimit të zbatimit të kësaj marrëveshje. Ndërsa në fund të kësaj periudhe nuk do të lejohen më në qarkullim tabelat e mbetura ilegale. po ashtu kjo marrëveshje mbështet pajisjen me dokumente të shtetësisë dhe gjendjes civile për qytetarët që janë në regjistrin civil të Republikë s së Kosovës por që ende nuk i kanë marrë dokumentet e shtetit të Kosovës, duke marrë për baza dokumentet e vjetra mbi bazën e ligjit. Qeveria e Kosovës ka hapur zyrat e agjencisë së regjistrit civil në katër komuna veriore për ti pajisur qytetarët dokumentet e shtetësisë së republikës së Kosovës dhe ne jemi në përgatitjes së hapjes së zyrave të gjendjes civile", tha ajo.

E kryeministri i vendit Isa Mustafa, i uroi kabinetit qeveritar nëntë vjetorin e Pavarësisë.

Ai po ashtu i uroi ministrat për punën e bërë gjatë vitit të kaluar duke uruar që dhjetë vjetorin e Pavarësisë ta presin me rezultate më të mëdha.

Mustafa: 10 vjetorin t’a presim me rezultate sa më të mëdha

" Meqenëse është një ditë para datës së Pavarësisë po shfrytëzoj rastin të iu uroj nëntë vjetorin e Pavarësisë të gjithë juve. Të iu falënderoj për një punë të madhe që e kemi bërë gjatë vitit të kaluar dhe po ashtu uroj që të punojmë dhe më shumë në mënyrë që në jubileun e 10 vjetorit ta presim me rezultate sa më të mëdha", tha ai. 

Qeveria po ashtu miratoi nismën për lidhjen e marrëveshjes dypalëshe mes Qeverisë së Kosovës dhe Tajlandës lidhur me heqjen reciproke të vizave për bartësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare, si dhe nismën për lidhjen e marrëveshjes dypalëshe mes Qeverisë së Kosovës dhe Hondurasit lidhur me heqjen reciproke të vizave për bartësit e pasaportave diplomatike zyrtare të shërbimit dhe të zakonshme ose atyre aktuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat