Mustafa: Opozita do të ftohet në dialogun me Serbinë

Politika

Mustafa: Opozita do të ftohet në dialogun me Serbinë

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 00:36
Isa Mustafa

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa shprehu bindjen se me opozitën dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile dialogu do të jetë më i mirë dhe më transparent.

“Mbes i përkushtuar që dialogu do të jetë shumë më i mirë, më përmbajtësor, më efikas, më transparent në çoftë se do të kemi opozitën të kyçur në dialog edhe në çoftë se do të kemi edhe shoqërinë civile në një formë të kyçur në procesin e dialogut”, u shpreh kryeministri Mustafa.

Mustafa tha se do t’u bëhet ftesë atyre në momentin kur fillohet të caktohen temat që të ketë përfaqësues të opozitës dhe përfaqësues të shoqërisë civile, duke shtuar se shpreson që ata do të kenë interesim pasi që siç tha ai dialogu nuk është çështje e vetëm një mandati, sepse mandatet ndërrohen por qytetarët mbesin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat