Vrasësit e Ahmet Krasniqit, të veshur me pushtet

Politika

Vrasësit e Ahmet Krasniqit, të veshur me pushtet

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 17 shkurt 2017 Në ora: 15:53
Bexhet Krasniqi, vëllai i Kolonelit Ahmet Krasniqi

Ndër vrasjet e pazbardhura politike, është edhe ajo e Kolonelit Ahmet Krasniqi. Për familjarë t dhe konkretisht për vëllain e tij Bexhet Krasniqi, drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare e instaluar në Kosovë, kanë dështuar në lidhje me këtë rast.

Kështu, Gjykata Speciale ka mbetur e vetmja shpresë për zbulimin e vrasjes së ish Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës Kolonel Ahmet Krasniqi, që ndodhi më 21 shtator të vitit 1997 në mes të Tiranës. Kështu ka thënë në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, Behxhet Krasniqi, vëllai i kolonel Ahmet Krasniqit. Gjatë kësaj interviste z. Krasniqi, ka folur rreth emrave të përfolur si protagonistë  të vrasjes së Kolonel Ahmet Krasniqit dhe veprimtarisë së tij atdhetare.

“Bota sot”: Z. Krasniqi, a ka pasur ndonjë lëvizje sa i përket hetimeve për vrasjen e vëllait tuaj kolonel Ahmet Krasniqit?

Behxhet Krasniqi: Edhe pse kemi insistuar që të bëhet diçka më shumë  për zbardhjen e këtij akti- atentatit ndaj Ahmet Krasniqit, më keqardhje e themi se gjë rast nuk kanë lëvizur në drejtimin e duhur. Thjesht, nga institucionet e Shteteve te Shqipërisë dhe të  Kosovës nuk ka pas vullnet për të zbuluar porositësit dhe akterët e atentatit ndaj vëllait tim.

“Bota sot”: Është përfolur për përfshirjen e Milaim Zekës në vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit? Cili është qëndrimi juaj rreth kësaj?

Behxhet Krasniqi: Po, është përmendur edhe emri i M.Zekë s si një ri nga atentatorët. Fillimisht i kemi marrë si të besueshme këto pohime. Më vonë, kanë qarkulluar edhe informata e pohime tjera, ku flitej edhe për persona tjerë, si akt kryerës dhe si pjesëmarrës në atentatin ndaj vëllait tim. Dihen emrat edhe te atyre qe zotoheshin nëpër tubime gjithandej nëpër Evropë, se do ta vrasin Ahmet Krasniqin. Dihen edhe disa nga emrat që në momente të caktuara kanë rreh gjoks se e kanë vrarë  Ahmetin. Disa nga këta emra kanë qarkulluar edhe nëpër mjetet informative. Ka pas edhe ndonjëri që ka thënë se ne e kemi vrarë Ahmet Krasniqin. Thjesht, nuk është përmendur vetëm M.Zeka. Koha do të tregoj, kush ishin shtisit e kush dorasit. Jam optimist që ajo kohë po vjen.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat