Jakup Krasniqi jep detaje për leximin e Deklaratës së Pavarësisë: Nuk doja ta prishja festën

Politika

Jakup Krasniqi jep detaje për leximin e Deklaratës së Pavarësisë: Nuk doja ta prishja festën

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 23:50
Jakup Krasniqi

Ish- kryeparlamentarii Kosovës, i cili ishte në këtë post edhe kur u shpall Pavarësia e Kosovës, Jakup Krasniqi në një intervistë për Argument plus në RTV21 ka shpaosur detjale rreth përgaditjeve për shpalljen e Kosovës si shtet i pavarur.

Sa i përket datës së shpalles, ai ka thënë se ndërkombëtarët nuk dëshironin ta lidhinin datën e pavarësisë me data tjera. 

“Ne donim që të ishte një datë më afër pranverës ne deshironim që ta lidhshim pak me ngjarjet e marsit e cila lidhej me Epopenë e Jasharajve lidhje edhe me demostratat e vitit ’81, do të thotë donim ta lidhnim me këto ngjarje sepse kanë pasur një rol të rëdësishëm në rrugëtimin e Kosovës deri te liria dhe pavarësia mirëpo ndërkombëtarët nuk dëshironin ta lidhnin datën e shpalljes së pavarësisë me datat tjera dëshironin që ta gjejnë edhe një datë të veçantë”, ka thënë Krasniqi.

Ai po ashtu ka pohuar se për datën e shpalljes kanë qenë në njohuri  dy javë apo më tepër përpara. “Neve si kryetar i Kuvendit datën ma ka treguar një zyrtar i Ambasadës së Hungarisë  në Kosovë asokohe”, ka shtuar Jakup Krasniqi.

Sa i përket ditës së diele ai ka thënë se për këtë kanë vendosur ata që kanë qenë përgjegjës për sigurinë pasi që e diela është më lehtë për tu kontrolluar

Ndërkaq sa për leximin e deklartës së pavarësisë Jakup Krasniqi ka thënë se kjo ligjërisht  ka takuar Kryetarit të Kuvendit. “Po kryeministri pat qejf me lexu dhe për mu nuk ishte e rëndësishme  me të thanë të drejtën kush nga ne e lexonte deklaratën e rëndësishme ishte që Kosova po e zyrtarizonte shtetësine e saj”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se këtë e kanë biseduar me Kryeminsitrin e atëhershëm Hashim Thaçin dhe se ishin pajtuar që deklaratën ta lexojë atë.  I pyetur se po të kishte insituar për ta lexuar ai deklaratën Jakupi ka shtuar se nuk ka dashur ta prish festën e pavarësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat