Porosia e BE-së: Votojeni Demarkacionin, hiqen vizat!

Politika

Porosia e BE-së: Votojeni Demarkacionin, hiqen vizat!

Nga: BOTA SOT Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 16:48
Ilustrim

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se Brukseli po e pret ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi për të marrë vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, nga Mynihu, ka thënë se liberalizimi i vizave tani varet krejtësisht nga vota e deputetëve.

“Komisionerët Hahn dhe Avramopoulos ritheksuan edhe sot se Brukseli po e pret vetëm edhe ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacion për të hequr regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Tani është në duart e deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të vendosin se kur qytetarët e Kosovës do të lëvizin të lirë në zonën Schengen”, ka shkruar Thaçi në Facebook./Botasot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat