Kujt po i ankohej Ministri i Jashtëm për armatosjen e Serbisë?

Politika

Kujt po i ankohej Ministri i Jashtëm për armatosjen e Serbisë?

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 19 shkurt 2017 Në ora: 16:49
Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj

“Të gjithë ne si popullatë jemi të  shqetësuar për armatimin e ushtrisë Serbe kohëve të fundit, por Ministri i PJ të Kosovës,  po e shfrytëzon dhe po bën luftë speciale për qëllime të kësaj Qeverie dhe po hedhin mjegull me qëllim që të  heshtet dhe të miratohet Demarkacioni, të formohet Asociacioni i Komunave serbe, të harrohet dhe mjgullohet rasti Pronto, rasti i Astrit Deharit e shumë dështimeve të kesaj qeverie”, ka thënë Hajrullah Tërnava

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ditë më parë gjatë vizitës në Kosovë, kishte siguruar qytetarët e Kosovës, se KFOR-i është këtu për të garantuar paqen.  Por, rritja e potencialit ushtarak nga ana e Serbisë, është ngritur si shqetësim së fundmi  nga Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj. Këtë shqetësim, Ministri Hoxhaj e ka ngritur teksa raportonte në Komisionin për punë të jashtme.

Me këtë rast, ai ka përmendur deklaratat e Kryeministrit serb, për armët dhe aeroplanët që ka blerë ky shtet.  Gazeta nuk ka marr përgjigje nga MPJ-ja, se çfarë masash po ndërmerren për t`u mbrojtur nga këto kërcënime, edhe pse ka prituyr për ditë tëra. Ndërkaq, në rrethin politik po komentohet se  deklarata e Ministrit Hoxhaj, ka rënë në kundërshtim me deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të  NATO-s , i cili gjatë vizitës në Kosovë, siguroi institucionet e Kosovës dhe qytetarët se forca e KFOR-it do të mbetet në Kosovë për të siguruar një mjedis të qetë e paqësor.  “NATO është në Kosovë. NATO e ka forcën e vet, KFOR-in këtu, që garanton paqen dhe sigurinë në këtë rajon, si pjesë e angazhimit për ruajtjen e paqes në Evropë”, ka thënë Stoltenberg.

Faton Topalli, deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se Qeveria e Kosovës do të duhej t`a kishte parasysh kërcënimin e vazhdueshëm të Serbisë. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat