"Shpërthen" Donika Kadaj-Bujupi me akuza ndaj Thaçit

Politika

"Shpërthen" Donika Kadaj-Bujupi me akuza ndaj Thaçit

Nga: P.R Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 20:23
Donika Kadaj-Bujupi, deputete e Vetëvendosjes

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi ka reaguar ndaj deklaratave të fundit për rikthimin në Kuvend të çështjes së demarkacionit.

Kadaj-Bujupi  ka akuzuar Presidentin Thaçi, se gjatë fushatave i ka mashtruar qytetarët duke iu premtuar liberalizimin e vizave, e tash fajin po ia hedhin opozitës.

“Në vitin 2010 kur i ashtuquajturi President, në atë kohë kryeministër, premtonte që liberalizimi për qytetarët e Kosovës do të bëhej për 15 muaj pas themelimit të qeverisë së re. Po ashtu edhë në vitin 2013 pat thënë që liberalizimi i vizave do të ndodh shumë shpejtë. Në atë kohë kishte korrupsion, siç ka edhe tani. Sic edhe tani në këtë me Kadri Veselin, me Isa Mustafën, me Hashim Thaçin, me njerëz të kapur e me dosje liberalizim s’do të ketë”, ka shkruar deputetja në facebook, përcjell "Bota sot".

Lexo postimin e plotë:

Ka disa javë që i ashtuquajturi President i Kosovës, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, por dje edhe i pari i kësaj qeverie, Isa Mustafa tha se do ta ri-procedojë Demarkacionin për votim në Kuvend në fillim të marsit. Të tre drejtuesit kryesorë të institucioneve liberalizimin e vizave po e lidhin me kalimin e demarkacionit me Malin e Zi. Dhe kësisoj me mos kalimin e demarkacionit të tillë të fajësohet opozita. Por, duhet pas parasysh edhe një gjë, demarkacion nuk kishte në vitin 2010 kur i ashtuquajturi President, në atë kohë kryeministër, premtonte që liberalizimi për qytetarët e Kosovës do të bëhej për 15 muaj pas themelimit të qeverisë së re. Po ashtu edhë në vitin 2013 pat thënë që liberalizimi i vizave do të ndodh shumë shpejtë. Në atë kohë kishte korrupsion, siç ka edhe tani. Sic edhe tani në këtë me Kadri Veselin, me Isa Mustafën, me Hashim Thaçin, me njerëz të kapur e me dosje liberalizim s’do të ketë. Vetëm një udhëheqje në krye me VETËVENDOSJE!-n, çështja e liberalizimit të vizave do të bëhej ashtu siç është në shumë shtete është realizuar.

Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka bërë të qartë se si do të duhej të ecej për një zgjidhje të drejtë e të pranueshme sa i përket demarkacionit.

Së pari do të duhej të rishqyrtohej marrëveshja me Malin e Zi, ku Kuvendi ka mundur që nga koha e kontestimit të themelojë një komision gjithë-partiak e mbi-partiak i cili do t’i trajtonte modalitetet juridike të një rishikimi të marrëveshjes, të formonte një komision hetimor që do të hetonte marrëveshjen e 26 gushtit dhe procesin se si ka arrit të nënshkruhej, pastaj pika tjetër që kryeministri përmes një letre zyrtare të zotohet para institucioneve të BE-së për një zgjidhje të drejtë për shënjimin e kufirit me Malin e Zi si dhe të kërkoj të mos jetë pengesë në liberalizimin e vizave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat