Thaçi për EFE: Spanja ta pranojë Kosovën, të na lehtësojë jetën

Politika

Thaçi për EFE: Spanja ta pranojë Kosovën, të na lehtësojë jetën

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 11:33
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, një intervistë për agjencinë spanjolle të lajmeve EFE, ka thënë se Spanja duhet ta njohë sa më parë Kosovën, pasi krahasimi në mes të Kosovës dhe Katalunisë–që pretendon ndarje nga Spanja – nuk është i vlefshëm.

“Spanja nuk është Serbia e (Slobodan) Millosheviqit dhe Katalunia nuk është Kosova”, ka thënë Thaçi, i cili gjendet në një konferencë të Sigurisë në Mynih.

“S’ka paralelizëm në mes të Kosovës dhe Katalunisë. Ndërsa nuk duhet harruar se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë”.

“Prandaj njohja nga Spanja duhet të ndodhë sa më parë që të jetë e mundur. Do të ishte një vendim i drejtë”.

“Dua të besoj se Spanja do të na bëjë jetën më të lehtë dhe jo më të vështirë. Jemi vende mike, ndajmë të njëjtat vlera dhe Spanja s’ka asgjë kundër Kosovës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat