Gjykata Speciale “tërmet”, në hierarkinë politike?

Politika

Gjykata Speciale “tërmet”, në hierarkinë politike?

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 20 shkurt 2017 Në ora: 17:28
Avokati Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, pritet të jetë njëri nga mbrojtësit e të akuzuarve potencial të Gjykatës Speciale. Gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Bota sot”, është në kontakt me personat që mund të jenë të akuzuar.  Sipas tij, akuzat e para nga Gjykata Speciale, pritet të ngriten para muajit Qershor të këtij viti.

Po ashtu, Gashi ka theksuar se Prokuroria është duke grumbulluar prova/fakte dhe se  Parlamenti i Kosovës ka nxjerrë rezolutë me të cilën është obliguar që të heqë shpenzimet e ekspertizës  dhe hetimit të pavarur nga esksprtët të BE-së dhe SHBA-së për rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari. Më tej Gashi, ka zbuluar edhe emrin e forcës politike, që ai do të aderojë, në kohën, kur të vendosë që të hyjë në politikë.

“Bota sot”: Z. Gashi, çfarë materialesh keni arritur të grumbulloni deri më tash për të kundër argumentuar vendimin e Prokurorisë, për rastin Dehari?

Tomë Gashi: Deri më tani Prokuroria më ka dërguar raportin e obduksionit nga Insituti i Mjekësisë Ligjore, ekspertiza të ekspertëve të Psikiatrisë, fotografi nga obduksioni, fotografi nga dhoma-qelia ku ka qëndruar Astrit Dehari në paraburgim në Prizren. Ekspertizat e ADN-së, Deklarata të dëshmitarëve, ekspertizë të daktiloskopisë.

“Bota sot”: A jeni marrë në pyetje edhe ju nga Prokuroria rreth rastit në fjalë?

Tomë Gashi: Unë shumë më herët kam dhënë sqarimet e mia lidhur me vrasjen e Astrit Deharit dhe vrasja e Astrit Dehari është vërtetuar edhe nga ekspertët e pavarur Dr. Besim Ymaj dhe Dr. Besim Latifaj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat