Opozita s’heq dorë nga zgjedhjet, i thotë “Jo” dialogut

Politika

Opozita s’heq dorë nga zgjedhjet, i thotë “Jo” dialogut

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 20 shkurt 2017 Në ora: 17:40
Foto arkiv, konferencë e mëhershme e liderëve opozitarë

“Unë mendoj, se kemi hyrë në fazën përmbyllëse të këtij procesi të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe me praninë e domosdoshme të SHBA-ve. Vlerësoj se në këtë fazë ky proces duhet të jetë shumë më dinamik, me afate dhe caqe më të qarta. Ka hapësirë që pala jonë të jetë më gjithëpërfshirëse, të ketë përfaqësues të opozitës, të shoqërisë civile dhe që të konkludohet në një të ardhme të shpejtë", ka thënë kryeministri Mustafa. Mirëpo, kjo kërkesë e tij, nuk është pranuar as nga Opozita dhe as nga shoqëria civile.

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, së fundmi ka treguar, se procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë,  ka hyrë tashmë në fazën përfundimtare. Ai ka theksuar, se në këtë fazë ka hapësirë që pala e Kosovës të jetë më gjithëpërfshirëse, të ketë përfaqësues të opozitës, të shoqërisë civile dhe që të konkludohet në një të ardhme të afërt.  “Unë mendoj se kemi hyrë në fazën përmbyllëse të këtij procesi të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe me praninë e domosdoshme të SHBA-ve. Vlerësoj se në këtë fazë ky proces duhet të jetë shumë më dinamik, me afate dhe caqe më të qarta. Ka hapësirë që pala jonë të jetë më gjithëpërfshirëse, të ketë përfaqësues të opozitës, të shoqërisë civile dhe që të konkludohet në një të ardhme të shpejtë", ka thënë kryeministri Mustafa.

Por, partitë opozitare, të cilat që nga nisja e negociatave, janë shprehur kundër tyre, vazhdojnë të këmbëngulin, se dialogu më Serbinë është në dëm të Kosovës. Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje Rexhep Selimi, për “Bota sot”, ka konfirmuar mospjesëmarrjen e kësaj partie në dialog, duke thënë se nuk e tradhtojnë Kosovën dhe as interesin e qytetarëve të Kosovës. “Jo! Nuk e pranojmë ftesën e kryeministrit. Kjo është një thirrje për t’iu bashkuar grupit të tradhtisë”, ka thënë deputeti Selimi. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat