Deputeti shqiptar i Malit të Zi kërkon të rishikohet çështja e Demarkacionit

Politika

Deputeti shqiptar i Malit të Zi kërkon të rishikohet çështja e Demarkacionit

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 23:57
Deputeti shqiptar në Mal të Zi, Luigj Shkreli

Deputeti shqiptar në Mal të Zi, Luigj Shkreli ka thënë që çështja e demarkacionit duhet të rishikohet edhe një herë.

Sipas Shkrelit, duhet që komisionet ndërkombëtare të shqyrtojnë edhe një herë këtë çështje në “mënyrë që të mos jetë pengesë në të ardhmen”, ka thënë Shkreli.

“Kemi folur edhe për demarkacionin dhe ka pasur atmosferë të ‘gufuar’ për këtë punë, pasi që çështja e demarkacionit po i vihet kusht Kosovës që të ec përpara e pikërisht kemi edhe liberalizimin e vizave”, tha ai.

“Është interes i Ballkanit dhe interes i Kosovës dhe Malit të Zi që të mos kenë dilemë në lidhje me çështjen e Demarkacionit. Duhet edhe një herë të ulen komisionet me element ndërkombëtar amerikan dhe të shqyrtohet të gjitha dhe të mos jetë kjo pengesë në të ardhmen”.

Sipas tij, duhet të rishikohet edhe një herë çështja e demarkacionit dhe duhet të dalin me fakte të sigurta.

“Duhet që demarkacioni të mos bëhet peng dhe ëështje politike dhe të mos i shërbejë si arma më e fortë politike. Mali i Zi nuk ka asnjë arsye që të marrë teritor nga Kosova”.

”Në Mal të zi është grupi i ekspertëve që merret me këtë punë dhe mali i zi nuk e ka ngritur kaq në nivel të lartë cështjen e demarkacionit”,ka thënë deputeti Shkreli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat