Islami: Humolli ishte postier i atyre që e kanë dërguar

Politika

Islami: Humolli ishte postier i atyre që e kanë dërguar

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 12:09
Pamje nga prezantimi i raportit të Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit

Kryetari i Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit Hivzi Islami, pas paraqitjes së raportit me të gjeturat që ka bërë ky komision ka dal në një konferencë për media ku ka thënë se kanë punuar për të vërteten dhe se për këtë punë që bën nuk ka asnjë privilegj.

Sipas tij, detyra që ka marrë ai dhe ekspertët tjerë ka qenë që ta qartësojnë të vërtetën e jo ta thellojnë krizën.

Islami ka folur edhe për dorëheqjen e Fitim Humollit nga ky komision duke thënë se e kanë ditur që nga dita e parë se ai do të ikë pasi që ka pasur “detyrë të një postieri të atyre që e kanë dërguar e vet s’vijnë që t’i qartësojnë problemet”.

Ndërsa zëdhënësi i këtij komisioni Tomor Qela tha se këto janë të dhëna që kanë në dispozicion dhe nuk mund të ndryshojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat