Pacolli merr lajmin e shumëpritur

Politika

Pacolli merr lajmin e shumëpritur

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 16:11
Behgjet Pacolli

Kryetari i Komisionit Zgjedhor të AKR-së, Fatmir Matoshi tha se AKR ka konfirmuar edhe njëherë presidentin e saj për një mandat katër vjeçar, Behgjet Pacollin.

Matoshi tha se AKR ka krijuar 800 nëndegë me 20 mijë anëtarë dhe është një dëshmi se AKR po kthehet në skenën politike.

Sipas Aliut, anëtar i Komisionit në këto zgjedhje kanë votuar 50 mijë e 28 persona, për kanë votuar 49 mijë persona, ndërsa kundër kanë qenë 503 persona dhe 86 vota të pavlefshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat