Si i mbet Demarkacioni, në dorë LDK-së dhe Kryeministrit Isa Mustafa?

Politika

Si i mbet Demarkacioni, në dorë LDK-së dhe Kryeministrit Isa Mustafa?

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 21 shkurt 2017 Në ora: 17:38
Kryeministri Isa Mustafa

Kur flitet për marrëvshjen për Demarkacionin, menjëherë në shënjestër vihet Qeveria dhe Kryeministri Isa Mustafa. Ky i fundit, disa herë ka kërkuar që kjo çështje të zgjidhet me dialog të brendshëm, Pozitë-Opozitë si dhe  rithemeloi një Komision të dytë për matjen e territorit, përgjatë kufirit me Malin e Zi.

Por, edhe Komisioni në fjalë nuk u pa si zgjidhje nga Opozita, e cila ka ripërsëritur qëndrimin e saj, se me çfarëdo lloj forme, nuk do ta lejojë që Demarkacioni të kalojë në Kuvend.

Opozita vijon të kërkoj rinegociim mbi marrëveshjen e Demarkacionit, ndërsa Qeveria është kushtëzuar nga BE –ja, që ta ratifikojë në Kuvend këtë marrëveshje, ndryshe Kosova, nuk do të ketë dritë jeshile për liberalizim të vizave. Gjithashtu Opozita, nuk heq dorë nga kërkesa për dorëheqje të Kryeministrit Isa Mustafa.

Po cili është roli i Kryeministrit, në lidhje me Demarkacionin? Si i mbeti në dorë një marrëveshje e nënshkruar nga një tjetër person, i cili sot është President. 

A është Demarkacioni, çështja që e mban të lidhur koalicionin  qeveritarë? Janë të gjitha këto pikëpyetje që ngrihen, ndërkohë, që as kreu i LDK –së,njëherësh Kryeministri Isa Mustafa dhe as kreu i PDK –së, Kadri Veseli, nuk e kanë nënshkruar këtë marrëveshje.

Risjellim në vëmendje, se me 25 gusht 2015 Kosova dhe Mali i Zi patën nënshkruar në Vjenë marrëveshjen për kufirin shtetëror në mes këtyre dy shteteve.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkuren në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat