Këta janë deputetët e PDK-së, të cilët nuk do ta votojnë demarkacionin

Politika

Këta janë deputetët e PDK-së, të cilët nuk do ta votojnë demarkacionin

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 22:49
ilustrim

Mbetet ende e pa qartë nëse vetë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, do ta votojnë demarkacionin pas rikthimit të tij në Kuvend.

Raporti i i komisionit për verifikimin e demarkimit të kufirit me Malin e Zi, është quajtur qesharak nga zyrtar të kësaj partie.

Deputeti i PDK-së Shaip Muja ka thënë për Indeksonline se kurdo që demarkacioni të rikthehet në kuvend, ai nuk do ta votoj.

Ai ka theksuar se në paraqitjen e raportit të komisionit për verifikimin e demarkacionit nuk ka pasur asgjë të re, sipas tij ata sot kanë paraqitur raportin e njëjtë që ka paraqitur komisioni i parë shtetëror.

“Nga aspekti procedural ardhja e tij në Kuvend është një shkelje ligjore sepse nuk janë respektuar kërkesat dhe qëndrimet e deputetëve duke filluar nga rezoluta e vitit 2015. Komisioni shtetëror dhe Qeveria i kanë terrorizua qytetarët duke shantazhuar dhe bërë trysni ndaj deputetëve sikur ne jemi pengesa për liberalizimin e vizave”, ka thënë ai.

Muja ka pohuar se ratifikimi i demarkacionit nuk është kushti i vetëm për liberalizimin e vizave siç por pretendohet.

“E din shume mirë edhe zyrtarët e Bashkimit Evropian sikurse udhëheqja e Kosovës, që liberalizimi i vizave nuk lidhet me demarkacionin por vetëm po merret si pretekst”, ka thënë Muja.

Ai është shprehur se nuk janë kundër demarkacionit të kufizimit më Malin e Zi, por jo në mënyrën siç është bërë tani.

“Çështja tjetër absurde është që me shtyllat elektrike të përcaktohet kufiri ky definicion është për ngushëllim.”, ka thënë Muja.  

Ndërkaq edhe Shukri Buja është shprehur se as nga vetë kryesia e PDK-së, nuk ka qëndrim se si do të veprohet në lidhje me votimin e demarkacionit.

“Pres që kryesia dhe këshilli drejtues i partisë të marrë qëndrim rreth projektligjit për demarkacionin, sepse për momentin nuk kemi qëndrim të partisë dhe për deri sa nuk ka një qëndrim partiak përveç atij që ishte me 1 shtator, duhet presim më tutje. Nait Hasani ka qenë ai që e ka definuar vendimit nga hera e kaluar që nuk do ta votoj demarkacionin janë edhe dy deputet të cilët nuk janë pjesë e partisë demokratike por janë në grupin parlamentar të PDK-së që nuk pranojnë ta votojnë”, ka thënë Buja.

Sipas tij tani qëndrimi i deputetëve të PDK-së do të varet nga mbledhja e ardhshme e në parti ku do të merret qëndrimi i përbashkët rreth demarkacionit nëse procedohet në Kuvend. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat