Pacolli falënderon elektoralin e AKR-së që e votoi për president

Politika

Pacolli falënderon elektoralin e AKR-së që e votoi për president

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 23:26
Behgjet Pacolli me të rinjët

Behgjet Pacolli, i cili sot është rishpallur president i AKR-së, i votuar një ditë më parë përmes votimit elektronik, ka falënderuar votuesit e tij, për të cilët thotë se janë arsyeja që ai nuk ndalet kurrë.

Postimi i shkrimit të Pacollit në Facebook:

Miqtë e mi, nga sot jam edhe de jure në krye të AKR... në ushtrimin e parë të demokracisë direkte partiake në historinë e Kosovës së lirë. Me mbi 49 000 vota, sot nga anëtarët e AKR dhe votuesit e saj, u zgjodha përseri President i AKR-së. Ishte një lloj sprovë elektorale: votim elektronik, por dhe fizik: njerëzve ju desh me prit në radhë për të votuar. Ju falenderoj shumë për përkrahjen tuaj, dhe për angazhimin masovik, në zgjedhjen e kryetarit të ri të AKR-së. Ju jeni arsyeja, pse unë nuk do të ndalem kurrë! Jam gjithëmonë me ju! Zoti ju bekoftë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat