Avokati i njohur: Jam kontaktuar nga të ‘akuzuarit’ e Gjykatës Speciale, por emrat...

Politika

Avokati i njohur: Jam kontaktuar nga të ‘akuzuarit’ e Gjykatës Speciale, por emrat...

Nga: Bota sot Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 08:03
Selia e Gjykatës Speciale

Tomë Gashi, avokati i njohur nga Kosova, në intervistën ekskluzive dhënë për gazetën “Bota sot”, ka komentuar emërimin e gjykatëseve të Gjykatës Speciale dhe ndikimin e saj në skenën politike.

“Nuk janë zgjedhur qëllimisht gjyqtarët që kanë punuar në Kosovë, por janë zgjedhur ata që kanë aplikuar dhe normalisht qëgjyqtarët e ish UNMIK-ut dhe te EULEX-it,  e njohin realitetin e Kosovës më tepër se ata që nuk kanë qenë në mision në Kosovë”, ka thënë Gashi.

Ai më tej ka shtuar se kjo Gjykatë nuk do të ketë ndikime direkte në skenën politike në Kosovës.

“Pas akuzave të para dhe nëse akuzohen zyrtarë të lartë të partive të caktuara politike, do të ketë ndikime direkte në skenën politike. Nuk duhet të ketë trazira nga fillimi i punës së kësaj Gjykate, sepse “ kjo ka qenë vullneti”, i deputetëve të Parlamentit të Kosovës, saktë të atyre që e kanë votuar këtë Gjykatë aq të dëmshme për shtetin e Kosovës”, ka thënë Gashi në intervistën dhënë për gazetën “Bota sot”.

Ai më tej ka shtuar se është kontaktuar nga ata që mund të jene të akuzuar nga Gjykata Speciale, por ka hezituar të përmend emra.

“Unë punoj së bashku me dy avokat amerikan Gregor Guy Smith dhe Colleen Rohan në Prishtine dhe në Hagë. Kemi pas kontakte me zyrtare të lartë, që potencialisht mund të akuzohen në këtë Gjykatë, por emrat e tyre nuk mund t`i bëjmë publik. Ne nuk e dimë se kush mund të akuzohet në Gjykatën Specelale nga lidershipi i PDK-së, këtë e din vetëm kryeprokurori z.Schwiedeman”, thotë avokati i njohur, Tomë Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat