Klasa e vjetër politike, “ngulfat” partinë e re

Politika

Klasa e vjetër politike, “ngulfat” partinë e re

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 22 shkurt 2017 Në ora: 16:43
Alternativë e pashpresë

“P.sh. kjo Alternativa që është paraqitur tani, e cila nuk është në gjendje të mobilizojë askënd, sepse janë shpenzuar ato fytyra duke qenë pjesë e politikës, por pa rezultate, përveç përfitimeve personale”, është shprehur Abazi për “Bota sot”, derisa ka theksuar se ata nuk arritur të tregojnë sukses, por, përkundrazi, kanë dështuar në nivel komunal dhe në përgjegjësi shumë të vogla. 

Një parti e re me emra të rinj, por jo të konsumuar do të mund të ishte një frymë e re që do të sillte ndryshime pozitive në qeverisjen e vendit.  Kështu kanë vlerësuar njohës të çështjeve politike, sipas së cilëve, një e tillë vështirë se do të mund të depërtonte në skenën tonë politike, për shkak të monopolizmit të vendosur nga partitë e mëdha në pushtet. Në këtë aspekt, ata kanë kritikuar edhe formimin e partisë së re, Alternativa, themelues të së cilës janë kryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës Ilir Deda.  Partia e re Alternativa, sipas tyre, nuk do të mund të arrijë sukses, meqë në përbërjen e saj ka zyrtarë që deri tani kanë dështuar në nivel komunal.

Haki Abazi, njohës i çështjeve politike dhe drejtor i Fondacionit “Rockefeller Brothers”,  për Ballkanin Perëndimor , duke folur për këtë temë, ka thënë se në politikë është e mundur gjithçka. Por, sipas tij, partitë me emra e fytyra të konsumuara, mund të jenë vetëm instrument të lojërave politike të tanishme.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat