Thaçi dhe Veseli, nga “Piromanë” në “zjarrfikës”

Politika

Thaçi dhe Veseli, nga “Piromanë” në “zjarrfikës”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 23 shkurt 2017 Në ora: 16:41
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Analisti politik Imer Mushkolaj, ka thënë se Hashim Thaçi njihet për krijim të krizave dhe pastaj paraqitet si zgjidhës i tyre. Pra, njihet si "zjarrvënës" dhe pastaj paraqitet si "zjarrfikës".  “Këto çështje, zgjidhja e të cilave propagandohet tash, kanë mundur të zgjidhen shumë kohë më parë. Por, duket se dikujt i ka konvenuar që kjo të mos ndodhë. Pëndryshe, duket se qëllimi kryesor i tyre nuk është që problemet të zgjidhen, por që nga këto probleme të përfitojnë politikisht” ka thënë analisti politik Mushkolaj.

Në rrethin politik qarkullojnë zëra, se Presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, iniciojnë kriza politike në vend madje edhe në lidhje me Serbinë me qëllim që më pas të vetdeklarohen për zgjidhje të tyre. Muri, treni, veriu apo edhe çështje tjera, janë probleme ende të pazgjidhura, ndërkohë që Presidenti dhe Kryetari i Kuvendit trumbetojnë zgjidhjen e tyre. Në këto rrethana, deputetja e VV-së Shqipe Pantina ka thënë, se një pjesë e problemeve të fundit që lidhen me situatën në veri dhe dialogun me Serbinë janë ose të inskenuara ose të ekzagjeruara për të tërhequr vëmendjen nga problemet reale në vend, zgjidhjen e të cilave, kjo Qeveri ka dështuar plotësisht. Sipas saj,dialogu me Serbinë prej fillimit ka qenë gabimisht i përcaktuar, sa i përket strategjisë për synimet që duhet arritur nga ky dialog.  “Kosova ballafaqohet me shumë probleme që e rëndojnë jetën e qytetarit për cdo ditë, siç janë papunësia e lartë, korrupsioni i lartë, shëndetësia, arsimi etj, e për të cilat kjo Qeveri as nuk ka tentuar të japë zgjidhje. Ndërsa Thaçi e Veseli krejt shqetësimin e kanë që të ruajnë pozicionet e tyre politike”, është shprehur deputetja e VV-së Pantina.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat