Vrasja e Ahmet Krasniqit, në duar të Speciales

Politika

Vrasja e Ahmet Krasniqit, në duar të Speciales

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 23 shkurt 2017 Në ora: 16:44
Kolonel Tahir Zemaj, Ahmet Krasniqi dhe Sebehate Tolaj

Sipas, analistit Skënder Zogaj, pista e Gjykata Speciale, do të niset nga vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit në Tiranë, ku ka qenë shtabi kryesor i planifikimit dhe i realizimit të të gjitha llojeve të krimeve.

Një numër i madh i vrasjeve të konsideruara si politike kanë ndodhur në Kosovën e pasluftës. Shumica e vrarëve për motive politike kanë qenë nga rajoni i Dukagjinit, të cilët i përkisnin Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Vrasja e Kolonel Tahir Zemaj, ish deputetit Smajl Hajdaraj, ish policëve Sebehate Tolaj e Jusuf Haklajt, janë vetëm disa nga ngjarjet më të rënda të Kosovës së pasluftës, të cilat nuk janë zbardhur ende. 

Ndër akuzat të cilat do të ngrihen nga Gjykata Speciale, është thënë, se do të jenë edhe akuzat për vrasje të motivuara politikisht. Të paktën, dështimi i insticioneve të drejtësisë në zbardhjen e këtyre rasteve të vrasjeve, ka bërë që familjarët por edhe bashkë-veprimtararët e këtyre personave të mbajnë shpresën se Gjykata Speciale do t`i zbardhë këto raste. 

Kurse, sipas analistit Skënder Zogaj, Gjykata Speciale, nuk do të kishte kurrfarë kuptimi, nëse nuk do të merrej me hulumtimin dhe hedhjen dritë mbi vrasjet e shumta politike, të cilat janë veprat kryesore të krimit të organizuar. 

“Gjykata Speciale nuk do të kishte kurrfarë kuptimi, nëse nuk do të merrej me hulumtimin dhe hedhjen dritë mbi vrasjet e shumta politike, të cilat janë veprat kryesore të krimit të organizuar dhe të devijimit të lirisë e të pavarësisë së Kosovës, që është marr nga kriminelët e të gjitha llojeve, duke qenë se, pas vrasjeve politike kanë ndodhur edhe krimet ekonomike, të cilat siç po e shohim të gjithë e kanë krijua krizën që po e shkallmon Kosovë”, ka thënë Zogaj për “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat