Media gjermane: Mbase Kosova është vendi më europian, ja pse Franca dhe Belgjika kanë frikë nga liberalizimi i vizave

Politika

Media gjermane: Mbase Kosova është vendi më europian, ja pse Franca dhe Belgjika kanë frikë nga liberalizimi i vizave

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 23 shkurt 2017 Në ora: 17:43
Qëndrimi i disa shteteve europiane në lidhje me Kosovën është akoma shumë paragjykues, thotë Lunacek. Më së shumti janë Franca dhe Belgjika, por edhe Berlini është skeptik. Dyshimet këta shtete i kanë mbi të gjitha për shkak të migrimit dhe terrorit.

Në Kosovë paguhet me euro, e cila zëvendësoi D-Mark në 2002. Nuk ka vend apo fshat në Kosovë që të mos kuptohet menjëherë theksi i gjuhës gjermane. Mbase Kosova është vendi më europian i Europës. Një në tre banorë jeton jashtë vendit, ndërsa edhe dy tjerët sipas statistikave kanë punuar ose kanë kërkuar azil në të kaluarën në perëndim. Më shumë se 80 përqind e tyre në hapësirat ku flitet gjermanishtja. Por banorët e saj janë të vetmit në perëndim të Bellorusisë të cilët u nevojitet viza për të udhëtuar në hapësirat e zonës Shengen. Shpesh kjo procedurë përfundon negativisht, andaj edhe kërkesat për vizë janë të vogla, shkruan autori Norbert Mappes-Niediek për "Badische Zeitung".

Në dhjetor Këshilli Europian i dha de fakto dritë jeshile Ukrainës dhe Gjeorgjisë për të udhëtuar lirshëm në hapësirat europiane. Kështu 46 milion ukrainas mund të udhëtojnë lirshëm drejt Berlinit ose Parisit sëbashku me 4.5 milion banorët e Kaukazit. Por kjo nuk vlen për 1.7 milion banorët e Kosovës. Fajtor për këtë, sipas Brukselit është Prishtina që nuk i ka plotësuar kushtet.

“Europa nuk na dëshiron neve,” thotë në anën tjetër deputeti Ilir Deda në seancën parlamentare.

Presidenti Hashim Thaçi potencoi për “Badische Zeitung” se ka mbetur vetëm një kusht për lëvizjen e lirë - ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi. “Vetëm ky kusht na ka mbetur pa plotësuar,” tha ai. “Deputetët tanë e kanë në dorë të vendosin mes lëvizjes së lirë dhe izolimit.”

Por kryetari i VETËVENDOSJES Visar Ymeri pretendon se me ratifikimin e demarkacionit rreth 8000 hektarë tokë i falen Malit të Zi në veriperëndim të vendit. Ulrike Lunacek, zv.presidentja e Parlamentit Europian dhe raportuesja për Kosovën, ka shtuar edhe një kërkesë për lëvizjen e lirë: Luftën kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar, përcjell botasot.info.

Nëse Kosova ka punuar mirë në këtë drejtim, asnjëri në Bruksel nuk mund ta thotë. Në luftën kundër korrupcionit ka pasur përparim, thotë Lunacek. Me akuza kundër ministrave dhe kryetarëve shteti ka përmbushur detyrat. Por e keqja është se kushtet vijnë njëra pas tjetrës. Qëndrimi i disa shteteve europiane në lidhje me Kosovën është akoma shumë paragjykues, thotë Lunacek. Më së shumti janë Franca dhe Belgjika, por edhe Berlini është skeptik. Dyshimet këta shtete i kanë mbi të gjitha për shkak të migrimit dhe terrorit. Rreth 300 banorë të Kosovës kanë shkuar në luftërat e Lindjes së Mesme, deri në dimër 2015. Përpara dy vjetëve qeveria gjermane ua bërë me dije banorëve të Kosovës se nuk do gjejnë parajsën në Gjermani. Ndërkohë, thotë Ulrike Lunacek, nuk ka më xhihadistë nga Kosova që udhëtojnë drejt Lindjes së Mesme.

Islami ka qenë një temë sipas së cilëve zbeh aspiratat e Kosovës për shpresën europiane. Por pas sulmeve të 11 Shtatorit populli dhe qeveria e Kosovës kanë shtuar besnikërinë ndaj SHBA. Shumica e banorëve janë kundër mësim besimit nëpër shkolla dhe janë për ndalimin e mbulesës në shkolla - me mbështetje të partive parlamentare. Megjithatë ndikimi i Islamit shtohet ndjeshëm në disa qyteza të vogla. Që Europa “nuk na dëshiron”, është një argument i fuqishëm./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat