Reagon Quni: Nuk kam asnjë lloj presioni dhe nuk ndikohem nga to

Politika

Reagon Quni: Nuk kam asnjë lloj presioni dhe nuk ndikohem nga to

Nga: BOTA SOT Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 14:23
Deputeti nga radhët e LDK-së, Anton Quni

Deputeti nga radhët e LDK-së, Anton Quni ka reaguar lidhur me presionet për të ndërruar mendje për votimin e Demarkacionit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se askush nuk po i bën presion dhe se nuk ndikohet nga presionet, përcjell Bota sot.

Poashtu, ai thotë se qëndrimet do t’i merr në bazë të fakteve dhe argumenteve, në të mirë të qytetarëve.

Postimi i tij i plotë:

Te nderuar miq, 
Jam i detyruar qe edhe njehere, te sqaroj per opinionin e gjere se nuk kam dhene asnje deklarate per Tribuna Channel, sa i perket çeshtjes se demarkacionit dhe me duhet te potencoj se askush tjeter nuk e ka te drejte te shprehet ne emer timin. 
Gjithashtu, dua te nenvizoj se, e respektoj shume rolin e mediave ne shoqeri demokratike dhe e kuptoj interesimin e tyre per te patur burimet e tyre te informimit. Por, ndonjehere kjo edhe mund te perfundoje me spekulime. 
 Me duhet gjithashtu ta perserise se, vazhdoj te veproj njejte siç edhe kam vepruar ne te kaluaren time politike qe, per çeshtje te rendesise se larte nacionale, do te flas e diskutoj, aty ku eshte vendi, aty ku votuesit e mi me kane derguar me voten e tyre. Dua ta potencoj se askush nuk eshte duke ushtruar asnje lloj presioni ndaj meje - une nuk ndikohem nga presionet. Te jeni te sigurt qe per secilen çeshtje a vendim, qendrimet i bazoj gjithmone ne argumente dhe fakte, ne te miren e qytetareve te Kosoves.
A.Q./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat