Specialja, i ka emrat e “peshqve të mëdhenj”, të politikës

Politika

Specialja, i ka emrat e “peshqve të mëdhenj”, të politikës

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 27 shkurt 2017 Në ora: 17:11
Selia e Gjykatës Speciale

Kur flitet për korrupsionin dhe krimin e organizuar, akuzat bien mbi organet e drejtësisë, se po amnistojnë nga hetimet dhe dënimet të ashtuquajturit “peshqit e mëdhenj”, të politikës. Nuk ka konferencë  apo takim qoftë shtetërorë apo nga organizatat e shoqërisë civile, që nuk përmenden “peshqit e mëdhenj”, dhe kapja e drejtësisë prej tyre. Mirëpo asnjëherë nuk u fol me emra e mbiemra, por vetëm me epitete, duke çuar kështu, në një realitet  inekzistent.

Dihet se zinxhiri korruptiv, fillon nga të mëdhenjtë për të kaluar tek përfituesit e vegjël, por derisa nuk ka asnjë aktakuzë, dhe asnjë aktgjykim nga drejtësia vendore, gjithçka mbetet konspirative. Kjo situatë, ka shtyrë opinionin publik, por edhe një pjesë të politikës, që të mendojnë dhe të kenë shpresë, që Gjykata Speciale, teoritë vendore për  “peshqit e mëdhenj dhe të vegjël”, do ti realizojë në praktikë.  

Me “peshq të mëdhenj” nënkuptohen politikanë dhe afaristë të profilit të lartë, të cilët kanë grumbulluar pasurinë e tyre përmes krimit dhe korrupsionit dhe të cilët janë imunë nga drejtësia.  Sipas njohësve të rrethanave politike dhe juridike, të ashtuquajturit peshq të mëdhenj, kanë ndërtuar një lloj organizmi  që funksionon  duke mbikqyrur dhe kontrolluar gjithçka. “Këtë e kanë ndërtuar duke u bazuar në korrupsion, nepotizëm, klientelizem, dhe shantazhe, dhe ky  mekanizëm është prezent gjithandej. Sistemi i drejtësisë, si mekanizëm i rëndësishëm në hallkat e shtetit, është i dorëzuar dhe kontrolluar plotësisht nga këto klane.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat