E rrallë/ Rron Gjinovci: E mbështes iniciativën e presidentit Thaçi!

Politika

E rrallë/ Rron Gjinovci: E mbështes iniciativën e presidentit Thaçi!

Më: 1 mars 2017 Në ora: 15:53
Rron Gjinovci

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, duket se ka gjetur një temë ku është pajtuar me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Në takimin e dytë konsultativ të Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, Gjinovci idenë për krijimin e këtij komisioni nga presidenti Thaçi e ka quajtur të mrekullueshme.

“Ju të gjithë e dini që jam një kundërshtar i flakët i presidentit Hashim Thaçi. Kam qenë i tillë dhe besoj se do të mbesë për një kohë të gjatë për disa çështje që ne nuk pajtohemi. Mirëpo, unë sot nuk mund të bëhem hipokrit edhe mos me thënë atë që kjo iniciativë është e mrekullueshme”, ka thënë Gjinovci.

Ai madje edhe e ka falënderuar presidentin Thaçi për këtë iniciativë dhe për guximin e tij me u vu përball kritikave që do t’i vijnë nga të tjerët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat