Turma e shqiptarëve ka zënë dyert e gjykatës ku do të gjykohet Ramush Haradinaj

Politika

Turma e shqiptarëve ka zënë dyert e gjykatës ku do të gjykohet Ramush Haradinaj

Më: 2 mars 2017 Në ora: 09:06
Shqiptarët te dyert e gjykatës ku do të gjykohet Ramush Haradinaj

Sot kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj do të dalë para gjykatës franceze në Colmar.

Në këtë seancë pritet të merret vendimi për lirimin apo ekstradimin e tij në Serbi.

E për ta përcjellë seancën e sotme, shumë shqiptarë janë mbledhur para dyerve të gjykatës të cilët po presin lajme të mira për liderin Haradinaj.

Sipas fotoreporterit të Indeksonline, Blerim Uka, në Colmar sikurse edhe gjatë dy seancave të kaluara gjyqësore, nuk po mungojnë as personalitete nga Kosova që kanë shkuar enkas për Haradinajn.

Aty janë parë kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe karateisti Enver Idrizi.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është ndaluar nga policia franceze më 4 janar, në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit në vitin 2004.

Gjykata franceze, në seancën e mbajtur më 9 shkurt, nuk vendosi përfundimisht për këtë rast, duke e lënë Haradinajn nën masën e lirimit me kusht dhe duke e shtyrë vendimin për datën 2 mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat