Interpol demanton ministrin Hysenin: Për mos anëtarësimin e Kosovës nuk është fajtore Palestina!

Politika

Interpol demanton ministrin Hysenin: Për mos anëtarësimin e Kosovës nuk është fajtore Palestina!

Më: 3 mars 2017 Në ora: 21:46
INTERPOL

“Anëtarësimin e Kosovës në Interpol e ka vështirësuar aplikimi i Palestinës”, ka thënë sot ministri i brendshëm i Kosovës Skender Hyseni.

Por, ndaj kësaj deklarate kanë reaguar zyrtarë nga Interpoli, sipas së cilëve mos anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë nuk ka të bëjë me aplikimin e Palestinës.

“Kosova sot vazhdon të jetë vrimë e zezë e korrupsionit dhe kontrabandës dhe krimit të organizuar. Dhe mos anëtarësimi i Kosovës në Interpol nuk ka lidhje me Palestinën, pavarësisht se këto deklarata dëgjohen shpesh nga Kosova”, tha sot zyrtarja e Interpolit C.A. për “Presheva jonë”.

Zyrtarët e Interpolit kanë deklaruar se Asambleja e Përgjithshme e kësaj organizate është ajo që do të vendosë për pranimin e Kosovës.

 Por, a i plotëson Kosova kushtet për të qenë anëtarë e Interpol-it? Kësaj pyetje i është përgjigjur zyrtari tjetër i Interpol-it R.B.

“Një vend, i cili aplikon për të qenë pjesë e kësaj organizate, nuk është i obliguar të jetë anëtar i BE-së apo OKB-së. Pra, këto kritere nuk janë të domosdoshme për ne, për të qenë një vend anëtar i organizatës sonë. Por kjo s’është problem për Kosovën. Nuk është çështja këtu, por ne me Kosovën kemi tjetër problem, sepse ende nuk i plotëson kushtet dhe kritere, nëse kemi parasysh zhytjen e vendit në korrupsion dhe krimin e organizuar, vrasjet me motive politike, të gazetarëve etj.”, ka thënë ai.

Interpol: Kosova e din që është larg anëtarësimit, këtë duhet t’ua thotë drejt edhe qytetarëve

Sipas zyrtarëve të Interpol-it, Kosova e din pse është larg anëtarësimit në këtë organizatë, dhe këtë duhet t’ua thotë edhe qytetarëve.

Prandaj, pengesa e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare të policisë, në këte rast në Interpol sipas zyrtarëve të kësaj organizate “nuk është Palestina, por Kosova që nuk ka ndërmarrë hapa konkret për të luftuar krimin e organizuar dhe krorrupsionin dhe ka ngecur me statusin e anëtarit të “asociuar” apo “vëzhguesit” si anëtar me të drejtë vote.”

Interpol: Ja kushtet për t’u bërë Kosova anëtare e organizatës sonë

Sa i përket anëtarësimt të Kosovës në Interpol, zyrtarëve e kësaj organizate ndërkombëtare policore, nuk kanë dhënë ndonjë datë, por kjo sipas tyre varet nga Kosova, sa është e gatshme në këtë drejtim.

Të pyetur nëse Kosova e ka bërë kërkesën për anëtarësim në Interpol, zyrtari tjetër, znj. R.B. ka deklaruar se  “per momentin nuk është duke u shqyrtuar cështja e Kosovës për anëtërësim”.  

“Nëse do të ketë një kërkesë të tillë, ajo do të trajtohet në përputhje me nenin 4 të Kushtetutës së Interpol-it siç tregohet më lart. Secili vend anëtar i orgnaizatës sonë, mund të caktojë ndonjë trup zyrtar të policisë, funksionet e të cilit janë pjesë e aktiviteteve të organizatës. ” ka shtuar ajo.

"Aplikimi i anëtarësimit duhet të dorëzohet te sekretari i Përgjithshëm nga autoriteti përkatës qeveritar. Anëtarësia, do të jetë subjekt i shqyrtimit dhe miratimit nga Asambleja e Përgjithshme me një shumicë prej dy të tretave. Në INTERPOL, sot ne kemi një rrjet të fortë të 190 vendeve anëtare, secila e përfaqësuar nga një Zyre Qendrore Kombëtare dhe kryer në baza ditore me bashkëpunimin ndërkombëtar policor", tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat