Opozita nuk ndryshon qëndrimet as pas takimit me Mogherinin

Politika

Opozita nuk ndryshon qëndrimet as pas takimit me Mogherinin

Më: 4 mars 2017 Në ora: 11:36
Pamje nga takimi i Mogherinit me përfaqësuesit e partive politike

(E plotësuar) - Pas takimit me përfaqësuesen e lartë të Parlamentit Evropian Fredericka Mogherini, lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Vetëvendosje nuk i ndryshon qëndrimet e saj pavarësisht takimit.

Ymri ka thënë, nuk mund të ketë ndryshim pasi i bie që po bëhemi bashkë në këtë tradhti.

Ai, gjithashtu, ka konfirmuar se do të marrin pjesë në seancë, por me kundërshtime.

“Sot e kemi Qeverinë partnerët e koalicionit që e mbrojnë këtë marrëveshje ma shumë se kushdo tjetër. Nuk mund të presim më shumë.  Ju keni pa si qytetarët e kanë kundërshtuar demarkacionit si e kanë kundërshtuar ekspertët më të mirë që e kanë dëshmuar se si Kosova dëmtohet. Nuk mund të ketë ndryshim qëndrimi se do ti binte që ne po bëhemi bashkë në këtë tradhëti. Kta nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga një nënshkrim kriminal.  Do të marrim pjesë në seancë duke kundërshtuar”, ka thënë ai.

Mogherini bën bashkë pozitë e opozitë

Ka filluar takimi me liderët e partive politike me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Në takim janë lideri i PDK-së,  Kadri Veseli, ai i LDK-së, Isa Mustafa, Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje, Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Jakup Krasniqi nga Nisma E Kosovës dhe Slavco Simiq nga Lista serbe.

Image
Pamje nga takimi i Mogherinit me përfaqësuesit e partive politike
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat