Mashtrimi me Demarkacionin, në dorë të deputetëve

Politika

Mashtrimi me Demarkacionin, në dorë të deputetëve

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 6 mars 2017 Në ora: 18:26
Pika kufitare Kosovë - Mal i Zi

“E gjithë kjo është lojë politike e cila po luhet për qëllime të disa subjekteve politike. Deputetët të jenë të kujdesshëm dhe t’u ikin mashtrimeve politike që po bëhen vazhdimisht nga subjekte politike që janë në koalicionin qeverisës. Është shumë evidente se demarkacioni është çështje me interes të Kosovës për fuqizimin e shtetit dhe identitetit gjithnjë në garantimin e aleatit më të fuqishëm të SHBA-të”, është shprehur Ali Hertica.

Megjithëse ishte menduar që 1 shtatori i vitit të kaluar do të ishte data, kur do të ndodhte ratifikimi i Demarkacionit, kjo gjë nuk ndodhi dhe nuk ka ndodhur ende. Marrëveshja e Demarkacionit është thënë, se do të sillet për ratifikim në Kuvend gjatë kësaj jave dhe kjo është bërë e ditur nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.  Por, ka zëra që thonë se nëse nuk ratifikohet kjo marrëveshje, vendi mund të shkojë në zgjedhje.

Lidhur me këtë, deputeti nga radhët e LDK-së, Sadri Ferati, ka thënë për gazetën “Bota sot”,  se këto dy çështje nuk lidhen dhe pavarësisht miratimit ose jo, zgjedhjet varen nga koalicioni qeverisës. 

“Me mandat zgjedhjet janë në vitin 2018 dhe nuk ka ndonjë tregues që do të krijonte bindje, se po përgatitet që të ketë zgjedhje më herët. Ndërsa sa i përket Demarkacionit, shpresojmë që do të kalojë, por nëse ai nuk kalon, duhet të shihet nëse partnerët dëshirojnë të vazhdojnë me agjenda, për çështje të rëndësishme që i kemi, sepse ka shumë gjëra të rëndësishme që i kemi për t’i bërë dhe varet nga partnerët a  dëshirojnë që të vazhdojnë bashkëqeverisjen më tutje ose jo. Por, ligjërisht ajo nuk lidhet, çështja e mos kalimit në ligje nuk duhet të lidhet me vazhdimin e qeverisjes. E gjithë kjo varet nga partnerët”, ka thënë Ferati.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat